Kosovë-Serbi/ Komisioni Europian mbështet rifillimin e dialogut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni Europian ka shprehur mbështetje për rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi.

Presidentja e KE-së Ursula von der Leyen gjatë një takimi me presidentin serb Aleksandër Vuçiç pasi ky i  fundit ndodhet në një vizitë zyrtare në Bruksel.

Sipas njoftimit për shtyp të KE-së Vuçiç dhe Ursula von der Leyen u pajtuan për rëndësinë që ka përparimi i Serbisë në reformat e nevojshme për anëtarësimin në Be.

Është thënë gjithashtu, se presidentja e KE-së ka inkurajuar udhëheqjen serbe, që pas zgjedhjeve parlamentare në Serbi, të zhvillojë një dialog të mirëfilltë me të gjitha forcat politike, me qëllim të inicimit të reformave, të cilat kërkojnë një konsensus të gjerë.

Shërbimi për shtyp konfirmoi se Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, Mirosllav Lajçak, ishte gjithashtu i pranishëm në këtë takim.

Një ditë më parë, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ishte në Bruksel. Pas takimit me Hotin, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha se është e nevojshme të vazhdohet dialogu mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po ashtu ka paralajmëruar mbajtjen e një samiti në Francë, në mes të Kosovës dhe Serbisë, në javën e tretë të korrikut./Fjala.al/Ke.Ba

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV