Tiranë/Qytetarët me biçikleta sërish në protestë (VIDEO)

Qytetarë të ndryshëm të Tiranës, të cilët lëvizin me biçikleta në kryeqytet dolën sërish në protestë pasditen e sotme.

Njerëzit që përdorin biçikleta kërkojnë më shumë korsi të dedikuara për mjetet e tyre me dy rrota, por dhe që policia të marrë masa që atje ku këto korsi ekzistojnë të mos mbushen nga qytetarët.

 

Protestat e pedaluesve  filluan tre javë më parë kur policia gjobiti dhe procedoi 93 drejtues biçikletash.

Gjobat policia i justifikojë me faktin se të gjobiturit janë konstatuar duke qarkulluar në pistat që nuk janë të rezervuara për to.

Ndërkohë protestuesit sot kërkojnë fillimisht që të ndërtohen korsitë e biçikletave dhe pastaj të merren masa administrative ndaj shkelësve.

la.mi/Fjala.al