Volejboll / Koçi: Zvicra, një hap para, Kombëtarja premton mjaft këtë edicion

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-lojtari i Farka Volejit rrëfen aventurën rumune dhe kontratën e re, vlerëson lart edhe grupin kuqezi. Ka patur një sezon të ndarë në dy skuadra në Rumani, por volejbollisti Redi Koçi ka mbetur sidoqoftë i kënaqur nga ky sezon. “Mund të them se ky sezon ishte një sezon shumë i mirë, – ka deklaruar ai. – Le të themi që nga gjysma e këtij sezoni me Unirea Dezhin në Rumani, për shkak të problemeve që kishte ky ekip, unë vendosa ta ndërprisja kontratë me të dhe, nga aty, të kaloja tek një nga klubet më të mira.”

“Pra, tek Dinamo e Bukureshtit, ku edhe patëm rezultate shumë të mira, pasi arritëm të ngjiteshim në vendin e 3-të në kampionat dhe të jemi në finale të Kupës së Rumanisë”, – shtoi Koçi. Madje, për lojtarin 2 m e 3 cm të lartë sezoni mund të kishte qenë edhe më i frytshëm sikur të mos ishte goditur nga epidemia e virusit korona. “Me thënë të drejtën, ishte një dëmtim, një dëmtim i madh për ne kjo epidemi, sepse e mbyllëm sezonin në mes të muajit mars. Patëm shumë shpresa se do të rifillonim përsëri, sepse premisat e skuadrës ishin shumë më lart se vendi i 3-të.”

“Por për shkak të epidemisë së virusit “Covid-19”, u detyruam që ta mbyllnim në vendin e 3-të, vetëm një pikë prapa vendit të dytë dhe 5 pikë prapa vendit të parë”, – ka sqaruar ai. Dhe, pas përvojave në Finlandë, Oman, Republikën Çeke dhe Rumani, 26-vjeçari i shton një tjetër destinacion karrierës së tij, Zvicrën. “Pas sezonit të mirë në planin personal që kalova në Rumani, me ekipin e Dinamos së Bukureshtit, më erdhi një ofertë nga ekipi zviceran, Shënenverd, – ka pohuar shuteri shtatlartë. – Me aq sa di unë, ka një projekt shumë, shumë të mirë.”

Lexo edhe :  Del në shitje shtëpia e Papa Leonit XIV!Ndodhet në Çikago, në ankand për 250 mijë dollarë

“Dhe ishte ky projekt që ka ky ekip ai që më bindi të kaloj tek skuadra zvicerane, edhe pse është një ekip i ri në moshë, unë besoj se kam shumë për t’i dhënë atij ekipi nga ana profesionale dhe shpresoj të jetë një sezon sa më i mirë”, – ka thënë Koçi, duke folur për destiancionin e tij të ri. Shënenverdi e mbylli sezonin e rregullt të kampionatit helvet të volejbollit të meshkujve në vendin e dytë të renditjes, me 3 pikë më pak se Amrisvili kryesues, dhe vijoi të triumfonte në çerekfinale të “play-off”-it për titull me TSV Jonan dhe të siguronte vendin në gjysmëfinale ndja Lucernës.

Por këtu sezoni i volejbollit në Zvicër u ndërpre për shkak të epidemisë së virusit korova. Ndërkohë, ish-lojtari i Farka Volejit është optimist për këtë edicion të Kombëtares kuqezi të djemve. “Duke parë grupin e djemve, duke parë, duke parë stafin, duke parë mbështetjen nga ana e Federatës dhe duke parë edhe kundërshtaret e grupit që kemi përballë, Rumaninë, Zvicrën dhe Slloveninë, besoj se kemi shanse shumë, shumë të mëdha që ta kalojmë grupin”, – beson Koçi.

“Duke parë edhe që, siç e dimë, edhe djemtë janë rritur shumë këto vitet e fundit, Husaj, Qafarena, Deliu, Qepa, unë apo Bakiri luajmë tanimë prej kohësh jashtë Shqipërisë dhe besoj që këtë sezon kemi përvojën e duhur dhe do të bëjmë diçka ndryshe nga sezonet e tjera”, – ka përfunduar volejbollisti Redi Koçi.

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV