Covid-19/ Bardh Spahia: Spitalet vatra më e madhe e infektimeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia ka akuzuar qeverinë “Rama” se kjo e fundit ka dështuar me improvizimet për t’u përballur me pandeminë e koronavirusit.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Spahia tha se numri i të infektuarve po rritet dhe spitalet kryesore rrezikojnë të mbyllen sërish për mijëra qytetarë që vuajnë nga sëmundje kronike.

Sipas demokratit, paralajmërimi i qeverisë për të shkuar drejt rimbylljes së spitalit “Shefqet Ndroqi” nuk i shërben interesit të qytetarëve.

Postimi i Bardh Spahiut

Qeveria ka dështuar me improvizimet e saj për të përballuar pandeminë, prandaj 4 muaj pas rastit të parë me COVID, numri i infektuarve po rritet dhe spitalet kryesore rrezikojnë të mbyllen sërish për mijëra qytetarë që vuajnë nga sëmundje kronike. Paralajmërimi i qeverisë për të shkuar drejt rimbylljes së spitalit “Shefqet Ndroqi” nuk i shërben interesit të qytetarëve.

Në vend të propagandës dhe teatrit me shqiptarët, Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu duhet të thonë sa kapacitete spitalore ka Shqipëria për të kuruar të prekurit nga COVID dhe çfarë kanë bërë për të përballuar rihapjen. Dështimi për shkak të improvizimit, paaftësisë dhe korrupsionit të qeverisë është një faturë që qytetarët nuk meritojnë ta paguajnë me shëndetin e tyre.

“Shefqet Ndroqi” është e vetmja strukturë e specializuar spitalore në nivel të lartë për patologji të ndryshme. Është e padrejtë, për të mos thënë më shumë, që ky shërbim të sakrifikohet për mijëra qytetarë me sëmundje kronike, vetëm sepse qeveria nuk mori masat për të patur një strukturë tjetër të pavarur antiCOVID.

Qeveria e Edi Ramës do të hyjë ne rekordet Guiness për keqadministrimin e pandemisë, si me numrin e ulët të testimeve dhe me mungesën e financimeve nga buxheti për shëndetin e qyyetarëve. Askush nuk e di sot sa para shpenzoi qeveria për të mbrojtur dhe kuruar qytetarët. Dimë vetëm pjesën e shoë-t të improvizuar të Ramës dhe Ogerta Mastirliut.

Lexo edhe :  Punë pak, lekë shumë! Deputetët marrin 300 mijë euro paga, 220 mijë euro dietat

1.Në fillim, u vendos se Konvaleshenca e Durrësit do të përdorej si karantinë. Ndodhi vetëm në ERTV.

2.Pastaj, kryeepidemiologu Edi Rama foli për një strukturë të re spitalore pranë autostradës Tiranë-Durrës, për të mbështetur reanimacionin. Çfarë ndodhi me të? Heshtje!

3.Tre javë me parë, u prezantua si revolucion në shëndetësi i ashtuquajturi Spitali i Ri Covid 3, në ambientet e QSUT-së. Vazhdon të jetë veç mure, pa personel. Ekziston vetëm në propagandën e ERTV-së.

4.Po 54 respiratorët për të cilët u bë tenderi sekret ku janë? Erdhën vetëm 5 copë në 2 prill, pastaj vetëm heshtje.

  • Dimë çfarë ndodh me ndihmat e partnerëve, por jo me paratë e taksave tona.
  • Dimë që spitalet janë kthyer në vatrën më të rrezikshme dhe më të madhe të infektimit të më shumë se gjysmës së qytetarëve të prekur.
  • Dimë që po paguajmë me shëndetin tonë faturën e improvizimit, dështimit dhe të korrupsionit qeveritar./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV