Protesta e 20 shkurtit, Gjekmarkaj: PD do u kthejë dinjitetin shqiptarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përmes një reagimi në “Facebook”, nënkryetari i parlamentit të Shqipërisë, deputetei i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj, kujton rëndësinë e protestës së opozitës më 20 Shkurt.

Gjekmarkaj thekson se protesta ka një fuqi të madhe emancipuese.

Ai vë në dukje se Partia Demokratike, është Partia që nuk duhet asesi të humbë krenarinë e të qenit Partia që u solli lirinë shqiptarëve, pluralizmin, aleancën me perëndimin, ekonominë e tregut, të drejtat e njeriut, përpjekjet për shtet ligjor.

Gjithashtu, ai shprehet se; “PD në vigjilje 20 shkurtit është një parti që ecën, me impenjimin që interesat e qytetarëve do të mbrohen po kaq ëndrra e tyre per tu qeverisur ndershmerisht e me standarte demokratike”, shprehet Gjekmarkaj.

Reagimi:

“Memoria e shkurtër është gjithmonë e rrezikshme. Partia Demokratike nuk duhet të humbë kurrë krenarinë së kujtuari që u solli shqiptarve lirinë, pluralizmin, aleancën me perëndimin, ekonominë e tregut, të drejtat e njeriut, përpjekjet për shtet ligjor, lëvizjen e lirë pa viza, procesin e integrimit, NATO-n dhe veprat e m%dha infrastrukturore në 13 vite që ajo qeverisi.

PD në dhjetor 1990 emancipoi bashkohësinë shqiptare. Sot duke tejkaluar ndasitë, me debatin e fortë simbol i një kohë që lamë pas, realizoi bashkimin që dukej i pamundur. Vullnetet e lira me dashuri për këtë vënd , me perkushtim ndaj PD ketij aseti kombetar,  të pamunduren e bënë të mundur kesaj here duke emancipuar vetveten dhe krijuar modelin e ringritjes.

PD lindi në dhjetor nga protestat e studenteve, ajo ringrihet në shkurt 2024 nga protesta e një populli të ndaluar në liritë e tij, në voten e lire, në dëshiren për ndryshim, në traditen për të jetuar në trojet e veta i pavjedhur, i pashantazhuar, peng i keqqeverisjes, korrupsionit, skandaleve me inceneratorë e jo vetëm, banalitetit, arrogancës, patronazhimit, dhunimit të opozitës duke mohuar Kushtetutën.

PD po krijon ngjarjet e saj në sintoni me nevojat e shoqerisë. Politika shqiptare është ende larg aspiratave të opinionit publik. Asaj  i duhen njerez të lirë, elitat dhe  profesionistët e vet dhe jo robotë si garanci për alternativat dhe gjykimin kritik.

PD në vigjilje të 20 shkurtit është një parti që ecën, me impenjimin që interesat e qytetarve do të mbrohen po kaq ëndrra e tyre per tu qeverisur ndershmerisht e me standarde demokratike.

Protesta e 20 shkurtit është bashkëbisedimi i saj i madh me shqiptarët. PD u dëshmon atyre që Opozita doli nga rrethimi. Ajo është e qartë në objektivat e veta për të mundur “Rilindjen” duke dizenjuar projektin që ua kthen Shqipërinë qytetarëve  të saj.  Ne do ia heqim një kaste që e ka shtrenguar me thonjtë e vet.

Në emër të fëmijëve tanë, që i duam këtu kur të rriten dhe jo kandidat për emigrantë!

Në emer të një ëndrre që nuk po e shohim të bëhet realitet, një vije horizonti që largohet sa herë i afrohemi, të asaj, të busulles “Shqipërinë si gjithë Europa”, ta shndërrojmë protestën në institucion të epërm të një Shqipërie që nuk ka më Kushtetutë e Parlament.

Sot nuk ka më ndërmjet!! O me Opozitën e me të ardhmen europiane, o me Qeverinë e të shkuarën tranzitive që na le peng. Indiferenca punon kunder Shqiperisë.

Protesta nuk fillon vetem për t’i treguar Edi Rames vendin politik që meriton, cinike ta thuash, por e vërtetë, ne do jemi aty edhe për t’i dhënë atij vetë, mbështetesve të tij një Shqipëri më të mirë nga kjo që kemi sot.

Ne nuk dalim në shesh për inat, as të udhehequr nga urrejtja. Ne dalim nga dashuria për dinjitetin njerëzor ,nevoja jetike për liritë e drejtësinë, për të tashmen e të ardhmen e Shqipërisë kaq të rrezikuara sot.

Ne e duam Shqipërinë demokraci, jo autokraci”, shkruan ai.

Lexo edhe :  Rinumërimi në Fier/ Ja kush është kandidatja e PD-së që ka ‘rrëmbyer’ vota te pamerituara

Të fundit

Qytetarja kërkon ta takojë, Rama i kthehet: Ça ke që bërtet

I rikthyer sërish në Bashkinë e Vlorës ku ka zhvilluar një takim, Rama u përball edhe me pakënaqësitë e...

Rama do të mbledhë bashkiakët/ Takimi pritet të zhvillohet më 9 korrik, në Durrës

Kryeministri i vendit, Edi Rama pritet të mbledhë kryebashkiakët e vendit, më 9 korrik. Takimi i Ramës me kryebashkiakët pritet të mbahet në qytetin  Durrësit. Referuar...

Berisha paraqitet në SPAK, lexon para mediave mesazhin që la aty për Altin Dumanin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme, në zbatim të masës ‘detyrim paraqitje’ të vendosur ndaj...

Michael Douglas: “Qeveria amerikane po flirton me autokracinë”

Aktori i njohur Michael Douglas ka ngritur shqetësime të forta mbi rrezikun e humbjes së demokracisë në Shtetet e Bashkuara, duke i dhënë një...

Papa Leoni XIV: Dialogu të zëvendësojë dhunën e armëve

Papa Leoni XIV bëri një apel për paqe, duke kërkuar që “dhuna e armëve të zëvendësohet me dialog”. Ai theksoi se paqja është një dëshirë...

Lajme të tjera

Web TV