Indi/ Goditja nga rrufeja i merr jetën 116 persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të paktën 116 persona e kanë humbur jetën si pasojë e goditjes së rrufesë gjatë reshjeve të stuhishme në pjesë të ndryshme të Indisë.

Siç shkruan gazeta “India Today”, situata më e rëndë është në rajonin Gopalhanj në provincën Bihar në të cilën si pasojë e goditjes së rufesë jetën e kanë humbur 92 persona ndërsa 20 të tjerë janë lënduar.

Autoritetet lokale të shtetit federal Uttar Pradesh njoftuan se si pasojë e goditjes së rrufesë kanë humbur jetën 24 persona ndërsa 12 të tjerë u lënduan. Shumë ndërtesa në këtë rajon u dëmtuan gjatë reshjeve të dendura të shiut dhe përmbytjeve.

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi shprehu ngushëllime për familjet e të vdekurve.

Në korrik të vitit të kaluar provinca Bihar u godit nga bubullima të ngjashme gjatë të cilës jetën e humbën së paku 39 persona.

Pjesa jugore e Azisë në muajt e verës përfshihet nga shirat monsun që shpesh herë shkaktojnë përmbytje, rrëshqitje të dheut, bubullima dhe katastrofa tjera natyrore./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple...

Media italiane: Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar

Bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr shumë të huaj për të vizituar Shqipërinë ndërsa edhe mediat e huaja i kanë kthyer sytë drejt nesh....

Trump paralajmëron: Nëse Rusia nuk pranon paqen, do ketë pasoja serioze

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mund të ketë pasoja shumë serioze për Rusinë nëse kjo e fundit nuk e ndal luftën...

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen prindërit dhe gjyshi

Autoritetet greke kanë vendosur të lirojnë me kusht prindërit dhe gjyshin e vajzës së mitur shqiptare, e cila humbi tragjikisht jetën pak ditë më...

Mero Baze: E vetmja mënyrë që Lapaj të fitonte, ishte të mos e bënte atë betejë

Adriatik Lapaj humbi sot të drejtën për të marrë mandatin në Kuvend, duke paguar shtrenjtë një manovër formale me listën e mbyllur, të mbushur...

Lajme të tjera

Web TV