Kalo qytetarëve: Mos bini pre e idiorësirave, koronavisursi ekziston

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Infeksionisti i njohur Tritan Kalo ka reaguar ashpër në një postim në ‘faceebook’ ku u është drejtuar qyteratëve me një shkrim të gjatë dhe shpjegues mbi virusin e ri.

Kalo u bënë ftesë të gjithëve të mos bien pre e idiotsirave se kjo sëmundje nuk ekziston.

“Jetët tona janë të pakthyeshme dhe shumë të vlefshme. Mos vijoni të bini pre e idiotësirave të mos ekzistencës së Sars-Cov2/Covid-9” shprehet ndër të tjera Tritan Kalo

Mesazhi i Kalos:

JETËT tona janë të pakthimta dhe shumë të vlefshme…..MOS vijoni të bëheni pre e IDIOTËSIRAVE të mos ekzistencës së Sars-Cov2/Covid-19…..Bëhet fjalë për një virus dhe një sëmundje me DY kuptimshmëri njëthelbësore, e cila DUHET marë sa më seriozisht…..CORONA-VIRUS = Virus me Kurorë mbi kokën e tij, POR edhe mbi KOKËN tonë nëse largohemi nga kjo jetë e NUKU tregojmë kujdes ndaj një virusi të tillë…..CO-VID = Bashkë – Zbrazëse e shëndetit si dhe e jetëve tona, nëse përsëri NUKU bëjmë kujdes ndaj një infeksioni të tillë shëndet dhe jetëmarrës….BESOJ se dëgjoni dhe informoheni se çfarë po ndodh në botën mbarë, por MË PAK vëmëndje ndaj lojrave me shifrat dhe interpretimin e tyre shpesh konfuz prej shumë GJITHOLLOGËVE….

Ju rikujtojmë se Sars-Cov2/Covid-19 PREK ÇDO MOSHË….Një sëmundje e tillë MUNDET të marë jetën e pacientëve të çdo moshe….FLAS nga ajo që unë dhe kolegët e mi të nderuar në COVID-1/Shëbimin e Sëmudjeve Ibfektive të QSUT “Nënë Tereza”, po vijojmë të përjetojmë në vijën e parë të përplasjes me këtë infeksion….DURIMI dhe PËRKUJDESJA ndaj vetes dhe të tjerëve, mbeten thelbësore edhe sot e kësaj dite për tu përballur me këtë sfidë….MIRËKUPTIMI dhe MIRËBESIMI reciprok në këtë sfidë, me këtë “flamë mbarëbotërore” duhen vlerësuar për çdo sekondë, sepse JANË dy “armët” tona më të sigurta në këtë betejë sociale….

Lexo edhe :  Gonxhja: Shqipëria është gati të bëhet skenë për kinemanë botërore

MOS e zhbëni për asnjë çast për ndonjë qejfmbetje jo thelbësore, vlersimin tuaj ndaj heroizmit dhe vetësakrifikimit të mantelbardhëve, infermjerëve, farmacistëve, sanitareve, barrelmbajtësve, teknikëve të imazherisë, punonjësve të koordinimit e administratës si dhe punonjësve të rendit, të cilët venë në rrezik jetët e tyre për të shpëtuar shendetin dhe jetët tuaja…..BASHKË dhe vetëm BASHKË do mundemi me siguri të mbrijmë në fund të tynelit pak sa të gjatë, POR ku edhe drita jeshile për daljen mbanë në këtë sfidë Sars-Cov2/Covid-19 vijon të ndrijë….Together forever!!! /Ra.My. Fjala.al/

 

Të fundit

Avokati: Veshjet shiten deri 50 herë më shtrenjtë se çmimi i prodhimit!

Avokati Ili Gërdupi tha më studion e Quo Vadis në Vizion Plus se çmimet e veshjeve shiten deri në...

Pse Enver Hoxha nuk e lejoi Coca-Colën dhe xhinset blu

Në kohën e diktaturës së Enver Hoxhës, shumë gjëra që sot i marrim si të zakonshme – si një pije e gazuar apo një...

Panik në ajër, avioni drejt Milanos goditet nga turbulencat, plagosen 8 pasagjerë

Tetë pasagjerë, përfshirë një fëmijë dyvjeçar, u lënduan pasi një fluturim i Ryanair-it nga Berlini drejt Milanos u detyrua të devijonte dhe të bënte...

Musk bën akuzën “bombë” ndaj Trump: Figuron në dosjet “Epstein”, ndaj nuk publikohen

Elon Musk nuk ka ndërmend të ndalë sulmen ndaj presidentit amerikan, duke lëshuar një akuzë tepër të rëndë, së fundmi ndaj tij. Përplasja filloi kur...

Parashikimi i motit, 6 Qershor 2025

Sot, e premte, 6 qershor 2025, Shqipëria përjeton një ditë të nxehtë dhe kryesisht me diell në të gjithë territorin.Temperaturat janë të larta, veçanërisht...

Lajme të tjera

Web TV