Makina përplas motorin në “Myslym Shyri”, plagoset një person

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë, ku mësohet se është plagosur një person.

Një automjet ka përplasur një motor, si pasojë e të cilit është plagosur drejtuesi i këtij të fundit,

Ai është transportuar menjëherë për në spital, ndërsa deri më tani nuk dihet gjendja e të plagosurit.

Ky aksident ka sjellë edhe bllokimin për pak çaste të rrugës, duke shkaktuar trafik në këtë zonë.ka.ta./Fjala.al/