“Mbreti” i Bundesligës, Lewandowski shpallet lojtari më i mirë i sezonit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sulmuesi kryesor i Bayern Munich, Robert Lewandowski ka marrë çmimin lojtari më i mirë i sezonit të Bundesligës. Ky sezon ka qenë i shkëlqyer për lojtarin nga Polonia, i cili konsiderohet edhe si një nga golashënuesit më të mirë në Europë.

Bavarezi u bë lojtari i parë, që shënoi në 11 ndeshje radhazi të Bundesligës dhe ia ka dalë që të realizojë gola ndaj secilës prej skuadrave që luajnë aktualisht në elitën e futbollit gjerman.

Realizimi i 33 golave në këtë kampionat ka bërë që polaku të marrë “Këpucën e Artë” të

Ndërsa ekipi i Bayern mori për herë të tetë radhazi titullin kampion dhe mund të bëjë “tripletë”, pasi vijon të garojë në Kupën e Gjermanisë dhe në Champions League.

Ndonëse është parë si kulmi i karrierës, vetë Lewandowski ka thënë se ende nuk e ka dhënë maksimumin e tij, edhe pse në moshën 31-vjeçare:

“Unë nuk jam ende në periudhën më të mirë të karrierës. Së shpejti do të jem. Por, të gjithë këto janë thjesht numra. Jam i sigurt se momenti më i mirë i karrierës sime do të vijë shpejt. E di që kjo nuk është kontrata ime e fundit. Dua të luaj më gjatë dhe të qëndroj në top-formë. Kam gjithë kohën para që të mendoj për të ardhmen, por ndihem vërtet mirë. Unë do të festoj ditëlindjen e 32-të në gushtin e ardhshëm, por kjo nuk do të thotë se ndjehem në këtë moshë. Ajo që dua nuk është vetëm të qëndroj në krye për dy ose tri vitet e ardhshme, po shoh në një plan më afatgjatë. Nuk mendoj për “Topin e Artë”, edhe pse në jetën time besoj se çdo gjë është e mundur”.-u shpreh ai.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Shqipëria drejt Europës/ Fletët e votimit në Zapod të Kukësit shpërndahen me mushka

Në zonën malore të Zapodit, në Bashkinë Kukës, procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 11...

Parashikimi i motit për sot, 11 maj 2025

Do të vijojnë masat ajrore të ngrohta dhe të lagështa duke sjellë në territorin Shqiptar mot kryesisht të kthjellët dhe vranësira të shpeshta të...

“El Clasico” e së dielës/ Superkompjuteri, asnjë shans për Realin e Madridit

“El Clasico” e së dielës është praktikisht një finale, veçanërisht nëse Barça fiton. Të besuarit e Ançelotit do të synojnë të sulmojnë në “Montjuiç”...

Asnjë votë për dorën që godet edhe të vetët

Ardit Rada Këtë të diel, shqiptarët do të votojnë për një parlament të ri. Në këtë garë merr pjesë edhe një figurë e errët e...

Shqipëria voton/ 3.7 milionë shqiptarë zgjedhin sot parlamentin e ri

3 713 761 milionë shtetas shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit, nga të cilët 114,642 votues për herë të parë do t’i drejtohen këtë të...

Lajme të tjera

Web TV