Reperi shqiptar, Noizy është duke korrur sukses të madh me bashkëpunimin e tij të fundit “All dem talk”. Kënga në bashkëpunim më Gzuz dhe Dutchavelli ka arritur mbi tre milionë klikime në Youtube.
Mirëpo arritjet e reperit nuk po mund ta bindin atë të qëndroj në Shqipëri, duket se Rigelsi ka në plan largimin nga vendlindja.
Me anë të një postimi në Instagram ai shkruan:
“Vetëm prisni sa të shkoj në Mbretërinë e Bashkuar dhe të marr atë që kam lënë pas”. Ka.Li/fjala.al