Egjipti rihap aktivitetet pas pandemisë, ja kushtet që duhen plotësuar

Egjipti po tenton t’i rikthehet normalitetit pas vendosjes së masave kufizuese për shkak të pandemisë.

Të shtunën janë rihapur xhamitë ku qeveria ka lejuar lutjet ditore, përjashtuar lutjet e së premtes ku mblidhen shumë njerëz si edhe meshën e së dielës në kisha.

Gjithashtu, këtë të shtunë u lejua hapja e restoranteve dhe kafeneve, por ndryshe nga situate e zakonshme lejohet vetëm 30% e kapacitetit.

Duke filluar nga 1 korriku Egjipti do të rihapë edhe fluturimet ndërkombëtare.

Shteti më i populluar në Arabi, me rreth 100 milionë banorë, ka raportuar 62,755 të infektuar dhe 2,620 vdekje deri tani./Fjala.al/Ke.Ba