Përparim Kabo për humbjen e Besim Zekthit: Si zor të kthehen shqipe si ty

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Profesori i njohur Përparim Kabo ka shkruar një koment për humbjen e mjeshtërit të valleve popullore Besim Zekthi, i cili është ndarë sot nga jeta.

Përmes një komenti në rrjetin social Facebook, Kabo shkruan se shqipe si ai nuk do ti kthehen më vendit tonë.

“Atdheu të ka në gji sepse ti e doje atë dhe e nderove kudo, në të gjithë botën,” shkruan Kabo.

Profesori kujton vitin 1970 në Dizhon të Francës ku Shqipëria zuri vendin e parë më vallen e Shqipeve.

Postimi i plotë i Përparim Kabos

Sot ti shqipe u ngrite per fluturimin pa kthim…eshte i fundit eshte vallja e ikjes…Besim Zekthi ngjitet ne qiell…e ashtu me krahet e hapur si dikur fluturon ne udhetimin e lamtumires…Ai fluturim nisi ne vitin e larget 1952 ne Filarmonine e Shtetit ndersa 1957…kur pas ndarjes se Teatrit me zhanret e tjera Besimi kaloi ne Asamblin e Kengeve dhe Valleve qe aso kohe drejtohej nga Cesk Zadeja…Atje gjeti koreografet Gezim Kaceli dhe Panajot Kanaci…ai trup lastar ai shikim i mprehte…ajo gjalleri e brendeshme qe nuk ishte vetem trupore…Dhe kulmon me vallen e Shqipeve…Ne Dizhon te Frances 1970…gjerdani i arte…Feste te Madhe o ka sot Shqiperia…vallet e veriut…Sa bukur e krijove koreografine e valles Dasma e Rugoves…Eh shqipe sa te dashur na e bere atdheun…rrenjet, historine, traditen te qenit shqiptare…Ato kostume popullore mernin shpirt e drite ne trupin tend, sa hijeshi ….e ndjej vallen e shqipeve bedenave te Kalase se Krujes ….dhe ti shkeputesh ne qiellin Arberor…Tirane Laberi ne Bjeshket ne Prishtine Gjakove Prizren fluturon ne Ulqin Kraje Podgorice…ne Diber Struge e Tetove…Shkup e Cameri…dhe i jep kraheve per here te fundit duke thene lamtumire ….trualli i shqipeve. Lamtumir mjeshter…si zor te kthehen shqipe si ty….por ne duhet te presim. Te qofte dheu i lehte….Atdheu te ka ne gji sepse ti e doje ate….dhe e nderove kudo…ne te gjithe boten.

Pkabo 28 qershor 2020…

Të fundit

E rëndë në Mamurras/ Gjendet trupi i pa jetë i një 60-vjeçari në një depo uji

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Zheje të Mamurrasit. Rreth orës 10:00 të paradites së kësaj të...

Zyrtare, edhe sezonin e ri Superliga e futbollit do luhet me ‘Final 4’

Asambleja e Përgjithshme e Zakonshme e Federatës Shqiptare të Futbollit ka vendosur që skema “Final 4” do të vijojë të përdoret edhe për sezonin...

E rëndë! Vetvaret në banesën e saj 31-vjeçarja në Fier

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, në fshatin Ngjeqar ku një 31-vjeçare është vetëvarur në banesë. Si pasojë, ka humbur jetën në spital. Një...

Biznese, apartament dhe makina luksoze/ Konfiskohen pasuritë e ‘bosit’ të mafias

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Elbasan ka finalizuar konfiskimin e 14 pasurive të shtetasit M.A., i dënuar...

“Do të marrim”/ Paralajmërimi nga SHBA që detyroi Khamenein të pranojë armëpushimin

Sipas një raportimi të publikuar nga Corriere della Sera, një burim i brendshëm i regjimit iranian ka treguar se lideri suprem i Iranit, Ayatollah...

Lajme të tjera

Web TV