Reagimet dhe mesazhet ngushëlluese për humbjen e Bekim Zekthit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeshtëri i valleve popullore Besim Zekthi është ndarë sot nga jeta. Të shumtë ishin personazhet publike që reaguan dhe dhanë mesazhet e tyre ngushëlluese për humbjen e “Nderit të Kombit.”

Politikanë, aktorë, artisë dhe njerëz të njohur shprehin konsideratat më të larta për valltarin e madh.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta shkruan se vepra dhe kujtimi i tij do të mbeten të paharruara

LAMTUMIRË KRYESHQIPONJA E VALLES SË SHQIPEVE, BESIM ZEKTHI! ? ??

Ndarja nga jeta e emblemës dhe solistit të pakrahasueshëm të Ansamblit të Këngëve e Valleve Popullore, Mjeshtrit të Madh dhe Nderit të Kombit, Besim Zekthi është thellësisht trishtuese.

Falë talentit të spikatur dhe interpretimit të lartë e virtuoz si askush tjetër, ai i dha valles shqiptare, pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore shqiptare, të gjithë shkëlqimin e merituar, duke u duartrokitur dhe vlerësuar nga shumë gjenerata.

Arti shqiptar humbi sot një prej personaliteteve më të shquara, që me krijimtarinë e tij koreografike, e bëri edhe më të famshëm identitetin dhe kulturën kombëtare në mbarë botën.

Edhe në periudhën më të errët të izolimit të vendit, virtuoziteti i Besim Zekthit dhe i artistëve si ai, arriti të lartësonte kulturën e popullit shqiptar dhe identitetit tonë europian edhe në skenat më prestigjoze botërore, ku mori të gjithë vlerësimin e merituar.

Falë emocioneve të papërshkruara në interpretimin e valleve ai rriti krenarinë, optimizmin dhe vetëbesimin e kombit tonë për ditë më të mira, mbështetur fort në rrënjët e traditave dhe vlerave më të mira kulturore e artistike të trashëguara brez pas brezi.

Përjetësisht krenarë e mirënjohës për kontributin e Besim Zekthit për promovimin denjësisht të pasurisë sonë kulturore kombëtare, duke i përçuar vlerat e saj tek brezat e artistëve të rinj dhe duke u shndërruar në një shembull të përjetshëm frymëzimi.

Ngushëllimet më të përzemërta familjes Zekthi, të afërmve, bashkëpunëtorëve dhe mbarë komunitetit të artistëve.

Vepra dhe kujtimi i Tij do të mbeten të paharruara!,” deklaron ndër të tjera Meta.

Aktori i njohur i humorit Zef Deda shkruan “Pushoftë në paqe…legjenda e valles Shqiptare.”

Ish-anëtarja e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, Linda Kalemi shkruan “ra një yll. Po shuhen vlerat çdo ditë, s’ka më ikona.”

Ministrja e kulturës, Elva Margariti shkruan se Besim Zekthi u kthye në një shembull dhe shkollë për brezat e rinj të kërcimtarëve, duke e kthyer traditën popullore, në një art elitar.

Besim Zekthi, legjenda e kërcimit, shqipja e valles tonë u nda nga ne, duke lënë pas artin e tij të madh.
Besim Zekthi u kthye në një shembull dhe shkollë për brezat e rinj të kërcimtarëve, duke e kthyer traditën popullore, në një art elitar.
U prehtë në paqe!
Profesori i njohur Përparim Kabo shkruan se shqipe si ai nuk do ti kthehen më vendit tonë

Lexo edhe :  Rama, takim me mbështetësit pas fitores: Kemi bërë arritje historike!

“Sot u nda nga jeta kryevalltari Besim Zekthi, “Mjeshter i madh”, “Nderi i Kombit”, solist i pakrahasueshëm i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, i cili shkëlqeu veçanërisht në vallet e njohura “Vallja e shqipeve” dhe “Festë ka sot Shqipëria”, një ndër protagonistët kryesorë që i dha Gjerdanin e Artë vendit tonë në festivalin e Dizhonit, në Francë, më 1970!
Komisioni i Artit dhe Trashëgimisë pranë Akademisë së Shkencave i shpreh familjes Zekthi ngushëllimet më të thella, si dhe kolegëve dhe admiruesve të valleve shqiptare kudo në Shqipëri dhe jashtë saj,” shkruan mes të tjerash Bajram Vila.

Inspektori i Përgjithshëm i Inspektoratit Qendror, Shkëlqim Hajdari shkruan “lamtumirë Besim Zekthi,”Nderi i Kombit”,vigani i valles shqiptare. Fluturoftë, në parajsën e Zotit, shpirti yt, o shqiponje…!”

Profesori i njohur Përparim Kabo shkruan se shqipe si ai nuk do ti kthehen më vendit tonë.

“Atdheu të ka në gji sepse ti e doje atë dhe e nderove kudo, në të gjithë botën,” shkruan Kabo.

Sot ti shqipe u ngrite per fluturimin pa kthim…eshte i fundit eshte vallja e ikjes…Besim Zekthi ngjitet ne qiell…e ashtu me krahet e hapur si dikur fluturon ne udhetimin e lamtumires…Ai fluturim nisi ne vitin e larget 1952 ne Filarmonine e Shtetit ndersa 1957…kur pas ndarjes se Teatrit me zhanret e tjera Besimi kaloi ne Asamblin e Kengeve dhe Valleve qe aso kohe drejtohej nga Cesk Zadeja…Atje gjeti koreografet Gezim Kaceli dhe Panajot Kanaci…ai trup lastar ai shikim i mprehte…ajo gjalleri e brendeshme qe nuk ishte vetem trupore…Dhe kulmon me vallen e Shqipeve…Ne Dizhon te Frances 1970…gjerdani i arte…Feste te Madhe o ka sot Shqiperia…vallet e veriut…Sa bukur e krijove koreografine e valles Dasma e Rugoves…Eh shqipe sa te dashur na e bere atdheun…rrenjet, historine, traditen te qenit shqiptare…Ato kostume popullore mernin shpirt e drite ne trupin tend, sa hijeshi ….e ndjej vallen e shqipeve bedenave te Kalase se Krujes ….dhe ti shkeputesh ne qiellin Arberor…Tirane Laberi ne Bjeshket ne Prishtine Gjakove Prizren fluturon ne Ulqin Kraje Podgorice…ne Diber Struge e Tetove…Shkup e Cameri…dhe i jep kraheve per here te fundit duke thene lamtumire ….trualli i shqipeve. Lamtumir mjeshter…si zor te kthehen shqipe si ty….por ne duhet te presim. Te qofte dheu i lehte….Atdheu te ka ne gji sepse ti e doje ate….dhe e nderove kudo…ne te gjithe boten.

Pkabo 28 qershor 2020…

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Turizmi, net-qëndrimet e të huajve në hotele u rritën me 32%, kryesuan italianët

Pavarësisht lëkundjes së lehtë që shënoi lëvizja e shtetasve në muajin e tretë të vitit, të dhënat e hoteleve...

Gjikondi: Berisha po shkon si “çeço” në SPAK, jo më si kaposh në ballkon

Pas zvarritjeve disamujore, dosja “Partizani” këtë të hënë kaloi për gjykim dhe ish-kryeministri Sali Berisha do të hetohet për veprën penale të “korrupsionit pasiv”. Juristja...

KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftuar se ka marrë vendim në lidhje me procesin zgjedhor, duke urdhëruar numërimin fillestar të dy kutive të votimit që...

“Rruga për në burg ka nisur”/ Avokati paralajmëron fatin e Berishës

Për herë të parë në gjykatën e posaçme do të zhvillohet një proces gjyqësor ndaj një ish-kryeministri për akuzën e korrupsionit. Gjykata e Posaçme vendosi...

Fitoi mandatin e deputetit/ Erald Kapri: Vota e Diasporës cenoi fshehtësinë e votës

Erald Kapri do të jetë për herë të parë në Parlament dhe mandatin e mori duke garuar me Partinë Mundësia, që arriti të marrë...

Lajme të tjera

Web TV