8 vjeç dhe fitoi BET Award, vajza e Beyonce-s një yll në rritje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Blue Ivy po ndjek që tani hapat e nënës së saj, fituese e dhjetëra çmimeve muzikore. 8 vjeçarja ka rrëmbyer mbrëmjen e të dielës çmimin e saj të parë ndërkombëtar, një BET Aëard, për këngën në bashkëpunim me nënën e saj Beyonce, “Brown Skin Girl”, që është njëkohësisht edhe kolona zanore e filmit “Mbreti Luan”.

Dyshja nënë e bijë fituan edhe pse përballë kishin emra si Alicia Keys, Ciara, Lupita Nyong’o, Ester Dean, City Girls, LaLa, Layton Greene, Lizzo, Missy Elliot, Rapsody dhe PJ Morton.

Ajo çka bie në sy në duetin e tyre është zëri dhe talenti i 8 vjecares Blue Ivy. Kënga nis pikërisht me zërin e saj dhe me tekstin: “Vajza me lëkurën kafe, lëkura jote ngjan si perlë, është gjëja më e mirë në botë, mos e këmbe kurrë me asgjë tjetër”

Beyonce u nominua edhe për disa çmime të tjera mes të cilave si Artistja më e mirë femër për R&B dhe Pop, Albumi më i mirë i vitit dhe kategoritë e filmave më të mirë. Përveç muzikës, Blue Ivy ka shfaqur aftësitë e saj edhe në kërcim, pasi ka qenë pjesë e baletit në disa video-klipe të saj.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Alfred Lela: Rama po godet katolikët siç bënë komunistët në 1945

Aksioni i fundit i IKMT-së për të prishur ndërtimet pa leje në zonën turistike të Thethit ka shkaktuar polemika...

Komuna e Prishtinës nderon me Çmimin e Mirënjohjes CEO-n e SIGAL, z. Avni Ponari

Sot, CEO-s së SIGAL Insurance Group, z. Avni Ponari, në shenjë nderimi e mirënjohjeje për kontributin në jetën ekonomike, shoqërore dhe kulturore në qytetin...

Real Madrid dhe Chelsea, gati shkëmbimi i bujshëm mes dy klubeve big

Real Madrid dhe Chelsea po projektojnë një shkëmbim të bujshëm në merkato, me dy yje që janë jashtë planeve të trajnerëve respektivë të të...

“Vendi më i humbur në Shqipëri”, premierë në amfiteatrin e Durrësit

Me humor, ironi dhe reflektim mbi harresën, “Vendi më i humbur në Shqipëri” ngjiti në skenën antike të Amfiteatrit të Durrësit historinë e një...

Historike! Firmoset akordi për urën që do të bashkojë Italinë me Siçilinë

Marrëveshja programore për ndërtimin e Urës së Ngushticës së Mesinës që do të bashkojë Italinë me Siçilinë, është nënshkruar zyrtarisht në Ministrinë e Infrastrukturës...

Lajme të tjera

Web TV