Blendi Klosi: Rruga e Arbrit do bëjë që Maqedonia të ketë dyndje në Gjirin e Lalzit

Janë të shumtë ata shqiptarë që mezi presin të përfundojë rruga e Arbrit. Sipas ministrit Blendi Klosi parashikohet që për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, Gjiri i Lalzit pritet  të “pushtohet” prej tyre. Në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU do jenë të shumtë qytetarët e Maqedonisë së Veriut që do pushojnë në Gjirin e Lalzit.

-Jemi të rrethuar nga ujqit e turizmit. Jemi në një konkurrencë shumë madhe. Maqedonia e ka detin afër, Serbia e ka detin afër. Rruga e Arbrit do ketë një ndikim shumë të madh dhe ka filluar të ketë. Maqedonia ka filluar të ketë nj interes shumë të madh për bregdetin e Gjirit të Lalzit.

-Pse te Gjiri i Lalzit?

-Se shkon rruga drejtpërdrejt nga Rruga e Arbrit, del në Milot dhe nëse Kosova shkon në Velipojë dhe në Shëngjin, Maqedonia besoj do orientohet shumë drejt Gjirit të Lalzit dhe do e bëjë një destinacion të jashtëzakonshme pjesën e veriut të Durrësit. Nëpërmjet disa politikave ne mund të bëhemi bregu i rajonit./Fjala.al/Ke.Ba

https://youtu.be/1Wl-RwsY8fw