Çdo bëhet me pyllin në Shijak që 100 vjet më parë Konica e përshkroi si të zhdukur  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në dy kryeveprat e tij “Shqipëria si mu duk” dhe “Doktor Gjilpëra” të shkuar në vitet 20-të Faik Konica përshkruan një pyll aq të bukur dhe aq të këndshëm në zonën e Shijakut që në vizitën e radhës e pa të zhdukur.  Pas afro 100 vjetësh a mund të kthehet ky pyll kaq i bukur dhe i këndshëm siç e përshkruan Konica? Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi e shikon si një mundësi të artë për ta rivitalizuar atë gjë të bukur të zhdukur. Në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU Klosi u shpreh se ky është një projekt që duhet të merret parasysh nga kryetari i bashkisë së Shijakut.

-“Afër Shijakut më çuditi një pyll i vogël plot me zogj, plot me një popull zogjsh, këngët e të cilëve bashkohen dhe trazohen aq bukur dhe aq ëmbël sa duken si një simfoni e krijuar prej ndonjë muzikanti të natyrës që rron në shelgjet dhe bën shoqëri me shpeshët. Kuptohet dëshpërimi im kur pyllin e muzikave të perëndishme e gjeta të zhdukur. Po, të zhdukur të prerë, e të përfshirë, të harruar, aq sa mezi munda të gjej dy tre veta që e mbajnë mend dhe ata si unë bukurinë e rrallë të tij”. 

Sikur sot të rikthehej ky pyll dhe të quhet pylli Faik Konica?

-Do jetë një ide që duhet ta shqyrtojë bashkia e Shijakut. Është nga vendet që unë kam më përzemër. Është një komunitet nga më të ëmblit në Shqipëri. Ka një agroturizëm të mirë tani, ose ka disa. Në të gjithë nga ata mund të shkoni të shikoni këtë pyllin e Konicës. Nuk di të them a është në po të njëjtin vend po nëse shkoni në Agroturizëm Gjipali keni një pyll të jashtëzakonshëm pranë tij, nëse shkoni në agroturizmin e Kokomanit përsëri gjeni një zonë të jashtëzakonshme, nëse shkoni tek Popi quhet një agroturizëm dhe ka një pyll aq të bukur sa nuk e kupton që je në Shqipëri.

Lexo edhe :  642 pika këmbimi dhe mbi 12 miliardë euro të këmbyera

-Duhet ta ketë emrin Pylli Faik Konica.

-Po tani nuk e di a është në të njëjtin vend që e ka shkruar Faik Konica. Tani bota ka ndryshuar. Nëse në vitet 1990-2000 kishte një agresivitet të madh përsa i përket betonizimit, tani duan natyrën. Rikthimi te natyra dhe dashuria për natyrën mund të jetë një avantazh i jashtëzakonshëm i politikave shqiptare për turizmin./Fjala.al/Ke.Ba

https://www.youtube.com/watch?v=eYpe0-1TJ-k

Të fundit

Shpërthim gazi në Sorrento, të paktën 2 viktima

Dy të moshuar, një burrë dhe një grua, të moshës 81 dhe 83 vjeç, vdiqën në një shpërthim në...

Ish-kreu i SHISH në Berat dhe djali i tij vendosen nën hetim nga Prokuroria

Ish-drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit në Berat dhe djali i tij, janë marrë nën hetim nga Prokuroria e Beratit për tre vepra penale. Sipas...

Alimehmeti i pakënaqur nga ‘primaret’ në PD: Prodhuan problematika, pasoja dhe pakënaqësi

Ilir Alimehmeti, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, i ftuar në Klan News, foli për zhvillimet brenda partisë dhe sfidat që kanë shoqëruar...

“Injorimi i numrave, katastrofë e pashmangshme”/ PS dominuese, opozita drejt shuarjes

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ku ka komentuar gjendjen aktuale politike në vend...

Po ra Sorosi, a hiqet ‘non grata’ e Berishës?

Nga Indrit Vokshi Tragjedia e PD nisi me shpalljen nongrata të Sali Berishës. Vendimi i Blinken u publikua në 19 maj 2021 por 19 maji...

Lajme të tjera

Web TV