Evropa ime: Virusi, historia, natyra dhe ne

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Corona ka shansin të na bëjë të heqim dorë nga egocentrizmi ynë dhe të zhvillojmë empati për natyrën. Kjo do të na e sillte më pranë edhe historinë

Nga Georgi Gospodinov*

Salla është plot këtë mbrëmje. Aty ku muajt e kaluar sundoi heshtja, tani vendet janë zënë, edhe ballkonet. Në Operan e Hapur të Barcelonës zënë vend 3000… vazo lulesh, aty ku zakonisht ulen spektatorët. E gjelbra e tyre qëndron në kontrast me të kuqen e stolave dhe llampadarët e artë. Më në fund! Pamja ishte sureale, por normale nuk ka qenë asgjë këta muaj. Me kë të shkosh në koncert, kur ende ke frikë nga virusi dhe njerëzit nuk dalin jashtë? Me lulet. Ato mund të dëgjojnë, nuk lëvizin e kolliten, nuk kanë frikë dhe rrezatojnë vullnet të mirë.

Kuarteti luan Crisantemi nga Puccini. Një vepër e frymëzuar nga natyra, nga bimët, që rikthehet tek ajo. A mund të ketë diçka më të natyrshme? Në fund muzikantët përkulen para publikut të gjelbër. Një kaktus, një bimë aloe, filodendron, përkulja para asaj që rritet rreth nesh dhe na jep oksigjen është mirënjohje. Mund ta quash këtë koncert një gjest ekscentrist. Por kjo është, ky ekscentrizëm na nxjerr nga egocentrizmi ynë, na largon nga ideja e të qenit qendra e botës që ne e zotërojmë prej një përjetësie. Nuk është rastësi që titulli i këtij evenimenti është “Koncert për Biozän”.

Corona na detyron të heshtim

Para disa kohësh shkrova në një roman se njeriu duhet të heshtë për një moment që të dëgjojë zërat e rrëfyesve të tjerë. Të kafshëve, luleve, të pilivesës, të guackave… ata të gjithë kanë mbledhur shumë heshtje, por ata rrëfejnë edhe histori, historinë e tyre të mbajtur mbyllur, të shndërruar në minerale dhe myshk, alga, likene dhe mjaltë…

Tani kjo gjendje e jashtëzakonshme e Coronës na detyron të heshtim. Një mik më tha se nuk e ka përjetuar kurrë në këtë formë ndërrimin e stinëve. Edhe unë kam vëzhguar me vëmendje nga dritarja këtë herë se si u rritën gjethet, se sa shumë nuanca ka e gjelbra, dhe se do të ishte e pasjellshme dhe e pasaktë që të gjitha t’i përmbledhësh në një nocion.

Nuk e kisha dëgjuar kurrë kaq qartë që nga fëmijëria këngën e zogjve. Po dalloj madje, se cili zog këndon, po lexoj për llojshmërinë e zogjve. Një fqinjë më tha se ka zbuluar që nga ballkoni 19 lloje zogjsh. Pyes veten se si do të tingëllonin historitë tona, nëse ato do të rrëfeheshin nga krijesa të tjera. Të zhvillosh një qëndrim tjetër mbi gjërat, do të ishte një ushtrim i mirë empatie. Përfytyrojmë klasikët e letërsisë. Tregojmë për shembull “Plaku dhe deti” nga perspektiva e peshkut, më saktë të peshkut-shpatë. Lufta e tij me plakun që nuk jepet, dhe detin nuk është më pak dramatike se ajo e plakut me detin dhe të.

Lexo edhe :  *Danald Trump dhe Evropa ‘lakuriq’

Perspektiva e peshkut

Në historinë e peshkut është ai, peshku, heroi i luftës për jetë a vdekje, i gjakosur, por, megjithatë, reziston. Dëgjimin e versionit të tij sot do ta cilësoja si empati. Empati mjedisore. Por edhe muzika në një sallë koncertesh me vazo lulesh është një fillim i mirë, një dhuratë e veçantë. Dhe (si gjithmonë me dhuratat) rëndësia është e dyanshme, si për lulet, si për ne, por sidomos për ne.

Ne e përjetojmë kthimin e natyrës në shumë drejtime. Ne i dëgjojmë zogjtë më qartë të këndojnë. Përmes trupave tanë ndiejmë hakmarrjen e drejtë të kafshëve, që vriten industrialisht në thertoret tona. Nëse nuk e kuptojmë këtë mesazh metafizik, do të kemi më vonë shprehimisht një mesazh fizik. Kështu ndodh, kur nuk i kupton në kohë mesazhet metafizike.

Nëse duam ta jetojmë jetën tonë edhe më tej, kemi nevojë për një ndryshim radikal të perspektivës. Këtë duhet ta mësojmë nga virusi. Ne duhet të zgjerojmë empatinë tonë jo vetëm ndaj njerëzve, që kemi më afër, por edhe ndaj atyre që janë larg nesh, njerëz me ngjyrë tjetër, (sado absurde të duket ta përmendësh këtë në vitin 2020), ndaj natyrës, nga e cila vijmë. Kjo do të ishte empati ekologjike.

Natyra është kthyer. Nga ajo që kemi parë këto javë, duhet të mësojmë se edhe historia rikthehet. Ajo e mënjanuara, e pashqiptuara vjen me një vërshim edhe më të madh. Ne duhet të gjejmë një rrugë të flasim me të dyja – me natyrën dhe historinë. Të gjitha bisedat e pabëra kthehen një ditë. Dhe kjo ditë është sot. /DW

*Georgi Gospodinov (lindur në 1968) është autori më i përkthyer bullgar aktualisht. Romanet e tij „Roman i natyrshëm”, „Fizika e melankolisë”, si edhe vëllimet me poezi dhe pjesët teatrale janë përkthyer në 25 gjuhë. Ai është nderuar me çmimin europianoqendror Angelus 2019 dhe çmimin letrar Jan Michalski në vitin 2016.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Viti i Maks Velos/ Bardhyli: Do rikthejmë veprat e tij

Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Leximit, Alda Bardhyli, e ftuar në emisionin Kjo javë në News 24 tha se...

Dëme kolosale/ Të burgosurit angazhohen në shuarjen e zjarreve në Los Angeles

Shumë prej zjarrfikësve që punojnë gjatë gjithë kohës për të luftuar zjarret e mëdha në Los Angeles janë të burgosur. Departamenti i Korrigjimeve dhe...

Virozat e stinës/ Mjekja: Situata në terren shqetësuese!

Mjekja pediatre Valbona Shahinaj, e ftuar në emisionin Kjo javë në News 24 tha se jemi në kohë viroze. Shahinaj theksoi se situata në...

Trump konsideron Groenlandën si “domosdoshmëri absolute”, Danimarka propozon bisedime

Danimarka i ka dërguar një mesazh privat ekipit të Presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, duke shprehur gatishmërinë për të diskutuar mbi rritjen...

Përplasen dy tramvaj në Strasburg, dhjetëra të plagosur

Të paktën 30 persona janë lënduar pasi dy tramvaj u përplasën në një aksident të tmerrshëm në Francë. Një operacion i madh shpëtimi është duke...

Lajme të tjera

Web TV