I prishën shtëpinë, djali i Enver Hoxhës, letër Ramës dhe ambasadorëve: Po persekutohemi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për shkak të punimeve që po kryhen tek Unaza e  madhe në Tiranë, policia ka nxjerrë nga banesa djalin e madh të ish-diktatorit Enver Hoxha, Ilir Hoxhën dhe familjen e tij, pasi shtëpia e tyre preket nga ky projekt.

Për këtë arsye Ilir Hoxha, i ka dërguar një letër të hapur kryeministrit Edi Rama.

Në vijim letra e plotë e Ilir Hoxhës, drejtuar Edi Ramës dhe ambasadorëve:

Tiranë, më 29.06.2020

LETËR E HAPUR

DREJTUR: ZOTIT EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPËRISË

PËR DIJENI: ZONJËS YURI KIM

AMBASADORE E SHBA

ZOTIT LUIGI SORECA

AMBASADOR I BE

ZONJËS ERINDA BALLANCA

AVOKATE E POPULLIT

KOMITETIT TË HELSINKIT PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË NJERIUT VJENË

Ju drejtohem Juve Z. Edi Rama (pavarësisht opinionit që keni për Enver Hoxhen, ai është mendimi juaj që mua nuk më intereson) une po ju drejtohem si Kryeministri i vendit tim, për të me mbrojtur nga institucionet që ju drejtoni. Më konkretisht ndaj IKMT-s me drejtuese Znj Dallëndyshe Bici.

Bazuar në ligjin e shpronësimeve Nr. 8561 datë 22.12 1999, në kuadër të realizimit të projektit “Mbikalimi i Pallatit me Shigjeta- Rrethrrotullimi Shqiponja”, (Loti I), u njoftuam për shpronësimin e banesës sonë. Nuk patëm asnjë kundërshtim, madje treguam mirëkuptimin tonë të plotë, për mospengimin e realizimit të kësaj vepre të madhe publike. Ndërkohe ishim në pritje të merrnim dëmshpërblimin që na takonte, që të sistemoheshim në një banese tjetër si dhe prisnim njoftimin shkresor nga IKMT-janë lidhje me afatet që ne duhet të largoheshim nga banesa. Gjykoj se këto janë detyrime që administrata shtetërore ka ndaj qytetarëve të këtij vendi, të cilët kanë të drejtën të trajtohen me kujdesin dhe respektin e duhur dhe jo me veprime fashiste siç ndodhi me ne.

Por …

Më datë 26 Qershor 2020, ora 9, në godinën ku banoja unë dhe pjesëtarë të tjerë të familjes Hoxha, u paraqitën inspektoret e IKMT me fadroma për të prishur ndërtesën. Për t’ju vënë në dijeni, neve nuk na kishte ardhur asnjë vendim shkresor nga IKMT për prishjen e pallatit, ku duhej të ishte e përcaktuar dhe data që duhej të largoheshim nga ndërtesa. Pra u ndodhëm para një veprimi krejt arbitrar. Në këto kushte u detyrova t’i dërgoj një sms znj Dallëndyshe Bici ku i shkruaja :”Mirëdita, po ju lutem për një gjë. Kanë ardhur për të prishur shtëpinë. Nuk kemi kundërshtim. Të lutem ta shtyni dhe dy ditë se nuk po arrijmë të zbrazim apartamentin. Do ju lutesha me mirëkuptim për shtyrjen. Faleminderit. Me respekt Ilir Hoxha.

Lexo edhe :  Berisha mbyll fushatën e Durrësit: Nuk do gjeni as vrimë miu! Kush prek votën...

Zonja në fjalë megjithëse e pa sms, nuk dha asnjë përgjigje, duke qenë institucioni i saj fajtor.

Për mos u zgjatur, pas presioneve të vazhdueshme arrogante të punonjësve të IKMT , duke na prerë dhe dritat për ta bërë fakt të kryer, na nxorën me dhune nga banesa, ku kishin mbetur shumë relikte dhe materiale të Enver Hoxhës si dhe objekte tona personale.

Qëllimi i znj Dallëndyshe Bici ishte që me çdo kusht të nxirrte në mes të katër rrugëve familjen e Enver Hoxhës, dhe ia arriti qëllimit. Mbetem pa shtëpi dhe ato orendi dhe objekte që shpëtuam i shpërndamë në miq e shoqëri. Më vjen keq zoti Kryeministër që t’ju them, se u përsërit e njëjta situatë siç na nxori nga shtëpia Sali Berisha në vitin 1993. Më vjen çudi si përputhen këto akte fashiste edhe pas 30 vjetëve, për më shumë nga një qeveri e majtë?!!!

Por, nuk mbyllet me kaq. Persekutimi i familjes së Enver Hoxhes u duk qartazi, se pasi na larguan me forcënga banesa, IKMT jo vetëm nuk e prishi pallatin por lejoi të hyjnë njerëz nga rruga që të plackitnin cfarë kishte mbetur në banesën tonë. Në këtë rast ne u dëmtuam jo vetëm materialisht por edhe moralisht se gjërat e shtëpisë tonë përfunduan në duart e njerzëve të panjohur, ndërkohë që mund të ishim lejuar ne ta boshatisnim banesën.

Nuk e kuptoj zoti Kryeministër. Administrata juaj kishte gati dy vjet kohë, që çdo gjë të shkonte më së miri. Edhe Ne të sistemoheshim në kohë dhe punimet të mos pengoheshin. Pse duhet kjo arrogance. Për të treguar që jeni të fortë dhe mund të bëni çfarë të doni, apo keni një administratë të paaftë për fatkeqësi të këtij populli.

Institucioni i IKMT mban përgjegjësi dhe unë do të ndjek rrugën ligjore për:

–Dhunim banese

–Vjedhje e relikteve dhe dokumentacioneve të ndryshme të Enver Hoxhës

–Vjedhja e orendive personale

–Shkelja e të drejtave të njeriut

–Dëmi moral dhe ulja e dinjitetit të familjes time.

Për të gjitha këto do të kërkoj dëmshpërblim moral dhe material.

Uroj dhe shpresoj që drejtësia e re do të jetë e paanshme dhe jo e politizuar.Në fund kam një falenderim për korrektësinë e Policisë së Shtetit që ishte në lartesinë e detyrave të saj.

Me respekt

ILIR HOXHA

Të fundit

Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV

Në fjalimin e tij të parë para kolegjit të kardinalëve, Papa Leoni XIV e cilësoi inteligjencën artificiale si sfidën...

Me tren në Kiev/ Liderët europianë dhe Trump njëzëri: Të ndalet lufta!

Liderët europianë, Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara bënë thirrje për një armëpushim 30-ditor pa kushte, duke filluar nga dita e hënë. Keir Starmer i Britanisë...

Qindra tërmete në ditë, vullkani nënujor gati të shpërthejë

Një nga vullkanet më aktivë nënujorë në botë, Axial Seamount, i vendosur rreth 400 kilometra larg bregut të Oregonit dhe 1.4 kilometra nën sipërfaqen...

Korrupsion aktiv në zgjedhje/ SPAK dhe policia e Kukësit shpallin në kërkim 2 persona

Policia në Kukës ka shpallur në kërkim 2 persona, pasi akuzohen për korrupsion aktiv në zgjedhje. Strukturat e posaçme për hetimin e krimeve zgjedhore në Drejtorinë...

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha denoncon: Në Shkozet po shpërndahen zarfe nëpër banesa

Një ditë para zgjedhjeve të 11 majt, nuk mungojnë denoncimet nga partitë politike. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar një rast të...

Lajme të tjera

Web TV