Mati sërish vatër infeksioni, punonjësi i bashkisë pozitiv me virus

Mati rezulton të jetë rikthyer në një vatër infeksioni. Rasti pozitiv kësaj radhe rezulton të jetë një punonjës i bashkisë pa asnje kontakt me rastet e mëparshme në këtë qytet.

Pas konfirmimit të rastit ka nisur menjëherë dezinfektimi i zyrave dhe ambjenteve të bashkisë Mat, ndërkohë që personi i cili rezulton pozitiv është izoluar në banesë.

Ka filluar marrja e tamponëve për familjarët dhe personat që rasti në fjalë ka pasur kontakte të përditshme pune.

ISHP nëpërmjet NJVKSH Mat ka marrë edhe 9 tamponë të tjerë, familjarë të rastit zyrtar. /Ra.My. Fjala.al/