Ministri Klosi: 1800 parcela në bregdet si stacione plazhi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 15 qershor përfundoi aplikimi i operatorëve të plazheve për të krijuar stacionet e plazhit. Blendi Klosi ministri i Turizmit dhe Mjedisit tha në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU se janë 1800 biznese që janë në proces pas kalimit të fazës së parë. Në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, Klosi shtoi se për 300 të tjerë  është refuzuar kërkesa e aplikimit.

-Sa kontrata ka Agjencia Kombëtare e Bregdetit për stacionet e plazhit që ju e keni hapur si aplikim para disa javësh?

-Në 1 qershor filloi një formulë e re për të marrë një stacion plazhi e cila është mbyllur në 15 qershor. Shqipëria afroi shumë më tepër hapësira publike, rreth 15% të hapësirave të saj për bërje plazhi. Nga këto, 50% janë për plazhin publik dhe pjesa tjetër plazhit të menaxhuar. Janë bërë rreth 1800 aplikime për parcela por nuk janë 1800 stacione. Shënojnë 70-80% të parcelave të vëna në dispozicion. Për të gjitha këto tashmë është në proces lidhje kontratash. Ka kaluar në një komision të përbërë nga Ministria e Turizmit dhe Ministria e Shëndetësisë. Është bërë një punë e jashtëzakonshme, është bërë tashmë një database jashtëzakonisht transparent por edhe një hipotekë e re e stacioneve të plazhit në Shqipëri. Përfituesit janë në negocime me bashkitë.

-Nuk është e thënë që 1800 të marrin licencën?

-Jo, jo ka pasur rreth 300 refuzime./Fjala.al/Ke.Ba

https://www.youtube.com/watch?v=dOnJJAgVZcs

 

 

Të fundit

“Rusia furnizonte Iranin me armatime”, Nesho: Trump i dha urdhër Izraelit

Ish-ambasadori shqiptar në OKB, Agim Nesho, ka komentuar në Euronews Albania përplasjen Izrael-Iran dhe ndërhyrjen e SHBA për të...

Klubi i madh francez bie në kategorinë e dytë prej problemeve ekonomike

Në një zhvillim tronditës për futbollin francez, klubi historik Olympique Lyon është zyrtarisht i rënë nga Ligue 1 në Ligue 2 – jo për...

“Dua të vdes mbi burrin tim”, Eneda Tarifa super dedikim për partnerin

Rozana Radi, Jonida Maliqi, Eneda Tarifa dhe Aurela Gaçe, katër këngëtaret hit dhe më të dashurat nga publiku shqiptar dhe jo vetëm u mblodhën...

Liverpool humb lojtarin titullar për 55 mln euro, 3 klube europiane në garë

Liverpool ka frikë se Ibrahima Konaté do të jetë "Alexander-Arnold" i ardhshëm. Mbrojtësi francez ka edhe një vit kontratë në "Anfield" dhe verën e...

Befason Ilir Meta: “Më ofruan azil politik, e dija se do arrestohesha”

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili ndodhet i burgosur politikisht prej muajit tetor 2024, në një intervistë dhënë për mediat, ka...

Lajme të tjera

Web TV