Ndonëse situata e koronavirusit bllokoi të gjithë ekonominë veçanërisht turizmin, Shqipëria shënoi një sukses në krahasim me shumë shtete. Sipas ministrit të Turizmit Blendi Klosi në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, charteri i parë që fluturoi në Evropë ishte ai nga Ukraina në Shqipëri.
Charteri i parë turistik në Evropë erdhi në Shqipëri nga Bjellorusia. Nga dita që ne e hapëm në datën 12 kanë ardhur gjashtë chartera nga Bjellorusia. Charteri i parë që Ukraina nxori nga Ukraina me turistë ka ardhur në Shqipëri ditën e premte dhe do vijnë 5 chartera në javë nga Ukraina. Ne po bëjmë disa lëvizje në kuadër të politikave që po ndjekin shtetet për të promovuar sa më shumë Shqipërinë si destinacion i qëndrueshëm./Fjala.al/Ke.Ba
https://www.youtube.com/watch?v=7rZLXguT9Lg