Nëse keni nisur plazhin, ndiqni këto këshilla për një nxirje perfekte

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rrezatimi i diellit në plazh mund të bëhet mjaft i dëmshëm nëse ekspozohemi pa asnjë masë mbrojtëse. Më poshtë mund të ndiqni disa këshilla sesi të mbroheni dhe sesi të arrini një nxirje perfekte.

1- Përgatite lëkurën nga ekspozimi duke bërë një pastrim për të hequr qelizat e vdekura dhe pa harruar eksfoliatin për një nxirje uniforme.

2- Nëse të duhet të depilohesh, çfarëdo lloj mënyrë të zgjedhësh, lëre lëkurën të qetësohet për të paktën 24 orë, për të evituar acarimet e padëshirueshme.

3- Aplikoni kremin/vajin mbrojtës gjysmë ore përpara ekspozimit në diell për ta bërë atë sa më efektiv. Aplikojeni edhe më vonë përgjatë ditës, nëse është e nevojshme.

4- Rrisni kohën e ekspozimit në mënyrë graduale: fillojeni duke qëndruar në diell 1 orë, për të mbërritur më pas te disa orë më shumë, si në mëngjes edhe pasdite. Bëjeni lëkurën të mësohet gradualisht me diellin e mos harroni që ka qenë për shumë muaj e mbuluar me rroba të trasha.

5- Mos u ekspozoni gjatë orëve të nxehta të ditës, madje edhe nëse je e re në moshë, sepse të shndërrohesh e kuqe nuk është mirë për më tepër që djegia nuk transformohet si me magji në nxirjen e dëshiruar, përkundrazi mund të shkaktojë një lëkurë të shëmtuar.

6- Rrotullohuni dhe ndryshoni pozicionin shpesh, rreth çdo 15/20 minuta, për ta lejuar diellin të nxijë çdo pjesë të trupit. Më mirë akoma, mund të praktikosh sport ose shëtitjen në breg.

7- Evitoni qëndrimin për orë të tera në diell dhe më pas minuta të tëra në det, ndonëse është e vërtetë që zhytja të rifreskon, por lëkura do të vazhdojë të jetë e ekspozuar në det apo pishina, këshillon Anabel. Balanconi kohën duke pasur parasysh këtë këshillë.

Lexo edhe :  Studim me gjetje të rëndësishme për parandalimin dhe kontrollin e kancerit të mëlçisë

8- Nëse jeni të lodhur dhe doni të merrni një sy gjumë, shkoni nën çadër, kështu do të jeni më të qetë për të evituar nxehtësinë apo skuqje/ nxirje vetëm nga njëra anë e trupit, duke qëndruar për një kohë të gjatë në të njëjtin pozicion.

9- Preferoni diellin natyral në vend të llambave nxirëse, që kanë një përqendrim të lartë të rrezeve ultravioletë, më të dëmshme për lëkurën sepse mund t’i shkaktojnë asaj plakjen e parakohshme.

10- Lyejeni gjithmonë shumë mirë lëkurën tuaj, duke aplikuar edhe në fund të ditës një krem të mirë hidratues ose një qetësues pas diellit. Zgjidhni produktet më të përshtatshme për ju dhe aplikojini edhe pas dushit të mbrëmjes. Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV