Pandemia “kërcënon” presidencën e Trump-it

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtetet e Bashkuara janë, për shkak të pandemisë COVID-19, në një territor të paeksploruar, shumë pranë të qenit një aleat jo i besueshëm për miqtë e tyre. Rënia e vlerësimit global kundrejt SHBA-së po kthehet në një shfaqje ndërkombëtare tmerri. Ndërkohë bota po e shikon luftën që kjo superfuqi po bën për t’i ngjarë në përpjekje shumë kombeve më të varfra, pikërisht për të marrë nën kontroll situatën.

Tre vjet e gjysmë në detyrë të presidentit Donald Trump ka ndryshuar reputacionin ndërkombëtar të Amerikës dhe mbase rolin e saj në të ardhmen, në një mënyrë që dukej e paimagjinueshme kur ai bëri betimin, më 20 janar të 2017-s. “Ne duhet të mbrojmë kufijtë nga vendet që vjedhin produktet, kompanitë dhe shkatërrojnë punët tona”, u shpreh ai.

Asokohe vendimet e Trump-it ishin të qëllimshme, të trazuara dhe ndonjëherë dukeshin të guximshme. Tri ditë pas inaugurimit presidencial, ai braktisi partneritetin e Transpaqësorit, një marrëveshje potenciale fitimprurëse me 12 vende. Urdhri Ekzekutiv 13769 u ndoq me shpejtësi, duke i ndaluar qytetarët e shtatë kombeve myslimane të udhëtojnë në SHBA.

Kur udhëheqësit e Bashkimit Evropian u mblodhën në Maltë, për një samit urgjent, në shkurt 2017, “E para Amerika” ishte shumë në mendjen e tyre. Presidenti i Këshillit të BE-së, Donald Tusk, u shkroi udhëheqësve të bllokut: Ndryshimi në Uashington e vë Bashkimin Evropian në një situatë të vështirë; me administratën e re duket se do të vërë në dyshim 70 vitet e fundit të politikës së jashtme amerikane. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, deklaroi: Evropa e ka fatin në duart e veta, dhe unë besoj se sa më fort dhe qartë të përcaktojmë rolin në botë, aq më mirë mund të kujdesemi për marrëdhëniet tona transatlantike.

Tre muaj më vonë, në udhëtimin e tij të parë jashtë shtetit, në selinë e NATO-s në Belgjikë, më 25 maj, Trump, jo vetëm që iu kundërvu Merkelit për performancën e Gjermanisë në tregti dhe sulmoi aleatët për mosarritjen e objektivave të financimit të NATO-s, por tregoi një përbuzje tronditëse për kolegët e tij. Risjellim në vëmendje shtrëngimin e ftohtë të duarve me presidentin francez, të porsazgjedhur në atë periudhë, Emmanuel Macron. Ndërkohë, një grusht shteti nuk po arrinte të aprovonte atë ditë në selinë e NATO-s  parimin themelor të aleancës, nenin 5, sipas të cilit, ajo është e detyruar të mbrojë secilin nga anëtarët e vet.

Tashmë ekziston frika se një mandat i dytë i Trump-it mund të provokojë fundin e NATO-s. Frika në fjalë u shfaq para dy javësh, kur Trump njoftoi tërheqjen e 9500 trupave nga bazat në Gjermani. Angela Merkel nuk ishte njoftuar.  Javën e kaluar, një burim i lartë i NATO-s tha për BBC-në që, nëse presidenti aktual amerikan do të rizgjidhet, do të ishte “një lajm i tmerrshëm”. Vena e uniteralizmit ka qenë shpesh marka tregtare e mandatit të parë të Trump-it. Doktrina e tij për Amerikën e ka zhvendosur Uashingtonin nga qendra globale e gravitetit, ndërtuar falë brezash politikëbërësish amerikanë, në një forcë centrifugale jo të besueshme në rrezik të shpërndarjes së forcave demokratike.

Fshati global është në një rrotullim gjysmë të përhershëm, dhe gjeopolitika rrallëherë aty ku ishte një ditë më parë. Një mori e ngutshme e çështjeve ndërkombëtare – ndryshimi i klimës, koronavirusi dhe kërcënimi i shkrirjes ekonomike, ngritja e pafalshme e Kinës, ngacmon deri në kolaps. Amerika nuk mund të fshihet më. Kur bëhet fjalë për bashkëpunimin ndërkombëtar, Evropa tani ka shumë gjasa të jetë në krah me Kinën, sikurse është edhe me Shtëpinë e Bardhë, si rrjedhojë edhe  e paparashikueshmërisë së plotë të Trump-it, qoftë në Siri, Kore të Veriut, në tregti apo NATO. Në janar Trump u shpreh për Kinën: Unë mendoj se marrëdhënia jonë nuk ka qenë kurrë më e mirë. Ne jemi shumë të përfshirë në këto momente, për shkak të asaj çka po ndodh (i referohet COVID-19). Por deri në fund të prillit, Shtëpia e Bardhë dëshironte që Kina të ndëshkohej për faktin se nuk e paralajmëroi botën për pandeminë.  Në një votim muajin e kaluar, gjatë takimit vjetor të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Evropa i rezistoi presionit të SHBA-së për të kërkuar një hetim  rreth mënyrës se si Kina po e trajtonte pandeminë. Nga ana tjetër, Trump e cilësoi OBSH-në kukull kineze. Ish-kryeministri suedez, Carl Bildt, e përshkroi situatën si “vëzhgim i botës postamerikane”. “Një Kinë e sigurt dhe pohuese me qasje të qartë strategjike, dhe një BE që përpiqet të shpëtojë atë që ka mbetur nga bashkëpunimi global”, shkroi Bildt në twitter.

Lexo edhe :  Amerikanët dhe rusët kanë zhvilluar takime sekrete gjatë muajve të fundit në Zvicër

COVID-19 nuk është kriza e vetme e Trump-it. Por po të marrim për të mirëqenë të kundërtën, mendimet dhe veprimet e presidentit ndaj pandemisë kanë rezultuar pothuajse të pavlefshme. Mjafton të shihet numri i lartë i të prekurve, si dhe të rikujtojmë sugjerimin e tij për të konsumuar hidroksilkor kundër shumicës së udhëzimeve shëndetësore. Trump ka shkaktuar me presidencën e tij reagime të ashpra në mbarë botën, dhe më të shumta në numër nga çdo paraardhës. Trump u tërhoq nga marrëveshja globale për ndryshimin e klimës, braktisi JCPO – marrëveshjen shumëpalëshe që kufizon ambiciet bërthamore të Iranit, filloi një luftë tregtare me Kinën, si dhe po krijon një të tillë me Evropën. Ai luajti me një konflikt të ndezur kundër Iranit dhe kontribuoi sërish për një marrëdhënie konfuze me Kim Jon Un në Korenë e Veriut. Mbi të gjitha këto, Trump duket i paaftë për të kritikuar diktatorët e fuqishëm.

Në vëzhgimin e tij, Kina dhe Rusia kanë ecur përpara nën drejtimin e presidentëve Xi Jinping dhe Vladimir Putin. Në Ditën e Pavarësisë (më 4 korrik), Shtetet e Bashkuara, ndoshta do të jenë të braktisura, si rrallëherë ndër dekada. Trump ka shkurtuar shumë prej lidhjeve të vendit me normat e pritura ndërkombëtare, dhe ky vendim po i sjell kosto të lartë pjesës tjetër të botës. Në dallim nga shumë udhëheqës të tjerë, Trump, nuk e sheh virusin COVID-19 si kërcënim.

Dhe teksa pandemia po shtrihet në më shumë se 30 shtete amerikane, bota duket se nuk është më e gatshme për ta mbyllur njërin sy ndaj dështimeve të dukshme të presidentit amerikan. Si ekonomia më e madhe globale, dështimi i SHBA-së për të frenuar pandeminë, do të na prekë të gjithëve. Më shumë se në çdo kohë të historisë moderne, bota po merr pjesë në korrigjimin e kursit amerikan. Që Trump të pranojë dështimet e tij në drejtimin e përgjigjes së Amerikës ndaj COVID-19, aleatëve të Uashingtonit s’i mbetet veçse të presin si mundësi çlirimi zgjedhjet presidenciale në nëntor.

Përgatiti: Alessia Selimi

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

A mund të na çlirojë inteligjenca artificiale nga mëkatet?

Një eksperiment i çuditshëm, mes teknologjisë dhe spiritualitetit, zhvillohet në një kishë zvicerane (duke përdorur inteligjencën artificiale). Me efekte...

Trauma nga vetëvrasja e mbesës së tij!/ Pse u bë Adolf Hitler vegjetarian?

Nuk është e sigurt që Hitleri ishte vegjetarian: ai ndoshta u bë i tillë nga viti 1931 e tutje, por pyetja është e diskutueshme....

Brad Pittit u ndalua të hynte në Kinë për 20 vjet/ Arsyeja e pazakontë!

Brad Pitt u ndalua të hynte në Kinë për gati 20 vjet për shkak të një filmi në të cilin luajti në fund të...

Gabim radiofonik/ Si u bombardua manastiri më i madhi në botë për shkak të një keqkuptimi

Manastiri i Montecassino, i themeluar nga Benedikti i Norcias në 529, është më i madhi në botë për nga madhësia dhe i dyti më i vjetër...

VIDEO/ Tension mes pasagjerëve, avionët ushtarakë italianë shoqërojnë aeroplanin amerikan

Një avion i American Airlines, që udhëtonte nga Nju Jorku për në Nju Delhi, Indi, u ul në mënyrë të sigurt në Romë të...

Lajme të tjera

Web TV