“Plangprishësi” Berisha… Valoni nuk pranon të jetë “mall këmbimi” për Marash Kumbullën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha ka konfirmuar të ardhmen e tij me klubin italian Lazio dhe rikthimin në Serie A. Por përkundër zërave se do të jetë si një “mall” shkëmbimi për marrëveshje të tjera, ai mohoi gjithçka. . Berisha që nga muaji janar ishte i huazuar në klubin gjerman, Fortuna Dusseldorf, dhe me këtë skuadër kishte vetëm një qëllim, sigurimin e mbijetesës edhe për një sezon në kampionatin gjerman, diçka që skuadra nuk e arriti.

Në ditët e fundit mediet italiane kanë shkruar se kartoni i Berishës do të përdoret nga Lazio për të siguruar transferimin e mbrojtësit shqiptar, Marash Kumbulla.  Këtë e ka mohuar fantazisti nga Kosova, duke deklaruar se ka kontratë me bardhekaltërit.

“Kam kontratë me Lazio edhe për tre vite. Nuk e di çfarë është raportuar, jam i qetë. Tani jam në pushim pasi sezoni përfundoi këtë fundjavë. Jam i zhgënjyer pasi nuk arritëm qëllimin tonë me Fortunën, që ishte sigurimi i mbijetesës” tha Berisha.

Berisha me Fortunën zhvilloi 13 ndeshje në Bundesligë, duke dhuruar një asist. Fortuna Dusseldorf nga sezoni i ardhshëm do të luajë në Bundesliga 2.

Të fundit

Adoleshenca, filmi që po pushton botën

Nga Charlotte Archibald Nuk kam bërë asgjë të keqe! Një reflektimin pasi pashë filmin e Adoleshencës këtë javë, kjo ishte...

Berisha lajmëron shqiptarët se e ka ftuar Greqia në Festën Kombëtare!

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka bërë një njoftim të pazakontë në Facebook. Ai ka njoftuar shqiptarët se më në fund e ka çarë izolimin ndërkombëtar....

BIRN: Erion Veliaj kontraktoi avokat amerikan me 2000 USD ora e punës

Kontrata me studion “Kasowitz Benson Torres’ e firmosur nga kryebashkiaku dhe vëllai i tij Arbër Veliaj është publikuar në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan...

Tesla në krizë?/ Shënohet rënie me 40 % e shitjeve në tregun evropian

Tesla ka përjetuar një rënie të konsiderueshme të shitjeve në Evropë, me një ulje prej 40% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të...

Bota duket se i ka mbyllur sytë përballë evoluimit të Shtetit Islamik

Nga Kian Sharifi REL Forcat e përkrahura nga Shtetet e Bashkuara patën deklaruar më 2019 se grupi ekstremist, Shteti Islamik (IS) është shkatërruar. Por, siç kanë treguar...

Lajme të tjera

Web TV