PS e Ramës apo PS e Nanos? Blendi Klosi jep përgjigjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Blendi Klosi është një nga politikanët më të rëndësishëm në PS. Ai ka nisur karrierën e tij që në vitin 1991 në fillim në FRESH dhe më pas në strukturat e larta të PS duke qenë në stafet drejtuese edhe me kryetarin Fatos Nano dhe me aktualin Edi Rama. Po si e vlerëson ai PS-në e drejtuar nga Nano dhe atë të drejtuar nga Rama. Në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU Klosi u shpreh se nuk mund të ndante asnjë nga këto figura.

 -Fatos Nano qëndroi 14 vjet në krye të PS-së, Edi Rama në shtator mbush 15 vjet. Cili prej tyre e ka drejtuar më mirë PS-në? Si është PS e Ramës me atë të Nanos?

-Pse prisni që të bëj vlerësime. PS është një parti e madhe, e jashtëzakonshme e cila të mirëpret në të mirë, në reformim. Është një parti që i ka bërë shumë mirë Shqipërisë, dhe është një vlerë e padiskutueshme e progresit që ka bërë Shqipëria këto 30 vjet. Mos prisni nga unë të bëj një vlerësim jo vetëm për të dy liderët që kanë drejtuar Partinë Socialiste dhe për të cilët unë kam një konsideratë të lartë dhe me superlativa për të dy, por çdo njeri që ka hyrë në derën e kësaj partie për mua ka një kontribut të madh./Fjala.al/Ke.Ba

https://www.youtube.com/watch?v=tudxssPzOS0

Të fundit

Miratohet rregullorja e re e Kategorisë Superiore, ja cilat janë risitë e fazës “Final 4”

Komiteti Ekzekutiv i FSHF ka miratuar rregulloren e re për fazën “Final 4” të kategorisë “Abissnet Superiore”. Sipas rregullores së...

Dënohet me 1 vit e 8 muaj burg rivali kryesor i Erdogan

Kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem Imamoglu është dënuar me 1 vit e 8 muaj burg, për veprat penale "fyerje publike" dhe "kërcënim" nga një gjykatë...

Begaj dekreton lirimin nga detyra të ambasadores së Shqipërisë në UNESCO, Besiana Kadare

Presidenti Bajram Begaj dekreton lirimin nga detyra të Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për...

Rama thirrje qytetarëve: Denonconi noterët dhe avokatët që ju kërkojnë pagesë

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që të denoncojnë noterët dhe avokatit që ju kërkojnë pagesë për shërbimet në e-Albania. “Është në shkelje të...

Skandal ajror! Një avion merret peng, mbyllet përkohësisht aeroporti

Një avion i vogël privat u mor peng në Kanada të martën, duke detyruar autoritetet të bllokojnë përkohësisht hapësirën ajrore mbi Aeroportin Ndërkombëtar të...

Lajme të tjera

Web TV