Rama në Prishtinë/Takohet me Hotin, Osmanin dhe Limajn

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me Kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani në Prishtinë .

Ndërkohë më herët Rama zhvilloi takimin me homologun e tij, Avdulla Hotin.

Më herët Rama zhvilloi sot me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj. Ka qenë vet lideri kosovar që ka bërë të ditur detaje nga takimi, ndërsa theksoi se kanë biseduar për zhvillimet e fundit politike në Kosovë.

Po ashtu Limaj pohoi se drejtuesit e institucioneve në Kosovë duhet të tregojnë̈ lidership të vërtetë̈ në këto rrethana në të cilat po kalon vendi, ndërsa shtoi se kryeministri shqiptar ishte shprehur i gatshëm që të ofrojë ndihmë Kosovës.

“Sot patëm kënaqësinë të mirëpresim në selinë e Nismës Socialdemokrate, kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, me bashkëpunëtorë, me të cilin diskutuam për zhvillimet aktuale, me theks të veçantë për mundësinë e koordinimit të veprimeve që duhet ndërmarrim si spektër politik në Kosovë pas situatës së krijuar në vendin tonë.

Është përgjegjësi e udhëheqësve të forcave politike dhe institucioneve shtetërorë të Kosovës që t’i lemë anash dallimet dhe të veprojmë me gjakftohtësi të madhe në interes të vendit. Kosova nuk guxon të humbas orientimin e saj dhe duhet t’i përgjigjemi me kujdes situatës, si dhe në të njëjtën kohë jam i bindur se ne do të dalim me të fortë nga kjo situatë”, thotë ai.

Ndërsa në orën 17:00 Rama do të takojë edhe kryetarin e VV-së Albin Kurtin dhe në ora 18:50 do të takohet me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

Takimi i Ramës erdhi pas lajmit nga Specialja për aktakuzat ndaj Thaçit e kryetarit të PDK-së Kadri Veseli.

Të fundit

Aksident tragjik në Palasë-Dhërmi, humb jetën i mituri

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në aksin rrugor Palasë–Dhërmi. Drejtuesi i një automjeti, 36-vjeçar,...

Rënia e mitit “Concorde”, fundi në flakë i legjendës së qiellit

25 korrik 2000 - Fluturimi 4590 Nga Leonard Veizi Ishte kulmi i teknologjisë ajrore. Elegant dhe rrëqethësisht i shpejtë. Quhej “Concorde”. Dhe për mbi 30 vjet...

Dita e sotme me diell, temperaturat deri në 40 gradë celsius

Ditën e sotme (25 korrik), vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), moti parashikohet të...

Ishim mirë kur ishim keq!

Nga Edvin Kulluri Viti 1990 dhe viti 1996 kanë qënë dy vitet më kritike të Shqipërisë që po dilte nga komunizmi apo kur menduam se...

Shtojca e re e WhatsApp s’ju lë të harroni asnjë mesazh!

WhatsApp po zhvillon një opsion të ri “Remind Me” që përdoruesit të mos humbasin bisedat e rëndësishme. Risia po testohet me përdoruesit beta në Android dhe...

Lajme të tjera

Web TV