Policia ka arrestuar një 36-vjeçar, pasi u kap me një sasi droge. Sipas burimeve zyrtare, bëhet fjalë për shtetasin me iniciale M.H, banues në Velabisht.
Arrestimi i tij u bë pasi në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, ky shtetas është konstatuar nga shërbimet e Policisë në fshatin Velabisht dhe gjatë kontrollit të ushtruar iu gjet një sasi prej 147.25 gr. Kanabisi.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Ka.Li/fjala.al