Shembja e shtëpisë së djalit të Enver Hoxhë bëri shumë zhurmë në media dhe në rrjetet sociale.
Ky rast nuk do kishte bërë kaq shumë bujë nëse Iliri, djali i Enverit nuk do të kishte shkruar në letër publike, ku thoshte se po persekutohet.
Shtëpia e familjes Hoxha u shemb për shkak të punimeve që po kryhen tek Unaza e Madhe në Tiranë dhe shtëpia e tyre preket nga ky projekt.
Por, Ilir Hoxha shembjen e shtëpisë se tyre e shikon si diskriminim dhe për këtë arsye i ka dërguar një letër te hapur, kryeministrit Edi Ramës ambasadorëve në Tiranë, avokatit të popullit dhe komitetit të Helsikit.
Në letër Ilir Hoxha paralajmëron denoncim kundër IKMT-së për dhunim banese, por edhe vjedhje të relikteve dhe dokumentacioneve të ndryshme të babait të tij, Enver Hoxha.
Hoxha e quan nxjerrjen e familjes së tij nga banesa pa marrë ende kompensimin përkatës të pronës, si veprim fashist.
Ishin këto shprehje të djalit të Enver Hoxhës që nxiten në rrjetet sociale komentet e shumta, pjesa më e madhe kundër Ilirit dhe familjes Hoxha. Kanë reaguar personazhe publik por edhe njerëz te thjeshte. Shumë dënojnë ashpër diktaturën por ka dhe nga ata që mbrojnë akoma regjimin.
Një përgjigje për Ilir Enver Hoxhën
Edhe pse nuk me intereson fare kërkundi se çfarë lloj përgjigje mund të të japë [ ose edhe mund të mos t’i kthejë kurrë përgjigje letrës tënde ] kryeministri yt …o pjelle trashëgimie gjaku e gjenetike e shëmbëlltyrës më të përbindshme qe ka pasur ndonjëherë ai komb në historinë e vet siç ishte babai yt antishqiptari e sadisti Enver Hoxha…një lloj përgjigje publike po ta jap unë… o ty birit te tij mostër…
Po ta jap unë që edhe sot e kësaj dite ende me gjithë përpjekjet kolosale të mijat personale por edhe të krejt familjes e fisit tim e veçanërisht të Motrës sime qe s’ka lënë gur pa kthyer përmbys në atë vend … por edhe të tim vëllai …as sot e as dje dhe as kurrë nuk mundem t’i gjenim dot eshtrat e prindërve tanë …zhdukur misteriozisht e barbarisht nga regjimi gjakatar e kanibal i babait tënd….60 vjet me parë …kur unë fëmija i vogël i asaj familje të nderuar e të respektuar, patriote e atdhetarë që kish luftuar e luftoi gjatë gjithë ekzistencës së saj me pushke e me pene për kombin e popullin e vet… nuk isha më shumë se 18 muajsh…
Familja e Enver Hoxhes u nxor mes 4 rrugëve thua ti në letrën tende…po ne gati mbi 80 % e popullsisë shqiptare që në kohen e vet yt atë na la mes 4 rrugëve e rrugicave…na la pa shtëpi e katandi…pa çati mbi koke e na plasi burgjeve e kampeve të internimit…na izoloi e na përndoqi si hijena – prehen…na torturoi e na vrau e më së fundi na la edhe pa varr çfarë duhet te themi e kujt duhet t’i ankohemi …përpara cilës drejtësi kombëtare e ndërkombëtare na duhet te çirremi e të ulërime me piskamë sa të tundet e të oshëtijë jo një Shqipëri e tërë e por e gjithë bota mbarë…?
…Me vjen çudi …thua ti në letrën tënde drejtuar Rames se si edhe sot pas 30 vjetësh kur në Shqipëri është në fuqi një qeveri e majte…këto akte fashiste ndaj familjes se Enver Hoxhes përputhen me veprimet e aso kohe të Sali Berishes…[???]…
E çuditshme vërtet o Ilir Hoxha po ja që historia përsëritet…dhe historinë nuk do të mund ta shkruani e rishkruani dot me juve serish ashtu siç bëtë për gati gjysmë shekulli me radhë .. jo e majta të jetë në fuqi por edhe të gjithë ju këlyshët e saj të bëheni serish bashkë me kuç e me maç siç thotë populli … ok…sepse ajo kohe e babait tënd perëndoi njëherë e mirë dhe se ngjallin dot me kurrë as Rama e Gramozi e as dreqi e i biri bashkë me ty e familjen tënde në anë e në krye …
Ato maja rripa – rripa …njëherë ma hipe e njëherë ta hipa…thotë mençurish populli o Ilir Enver Hoxha ok…
Do ndjek rrugën ligjore e mbyll ti letrën tënde dhe do t’ju padis për vjedhje relikesh të çmuara të Enver Hoxhes…për dhunë, për shkelje të të drejtave të njeriut…për dëme materiale personale e familjare…e do kërkoj drejtësi dhe shpresoj që drejtësia të jetë e pa politizuar… … dhe në fund fare nuk harron të falenderosh edhe policinë e Ramë – Lleshit që sipas teje e familjes tënde ishte korrekte e në lartësinë e detyrës….
Hahahaha …për çfarë rruge ligjore flet ti apo e ke ndoshta fjalën për atë të tët biri…Ermalit të laboratorit të drogës së Xibrakës që u mbajt ca muaj në burg sa për sy e faqe e ta risollën sërish si kokrra e mollës në shtëpi…
Të qenkan shkelur të drejtat e njeriut ty mo?
Mos sa ” keq qe po me vjen”…po ne që na u shkel me te dyja këmbët e na u shkatërrua komplet jeta ç’duhet të themi o Ilir Enver Hoxha?
Mos keni ngatërruar babain, zoti Hoxha?!
Në këtë ditë të nxehtë qershori, ku dielli duket si akuzë qiellore zoti Hoxha, u përballa me shkrimin tuaj adresuar Kryeministrit Rama si dhe disa ambasadorëve.
Fillimisht mendova se ishte një lajm i sajuar, por jo, e verifikova dhe dola në përfundimin se nuk ishte aspak sajesë. Ishit ju, që në vetë të parë i drejtoheshit kryeministrit të vendit.
Fjalia që më tërhoqi vëmendjen ishte:- Ju drejtohem Juve Z. Edi Rama (pavarësisht opinionit që keni për Enver Hoxhen, ai është mendimi juaj që mua nuk më intereson) unë po ju drejtohem si Kryeministri i vendit tim, për të me mbrojtur nga institucionet që ju drejtoni.
“”Çfarë do të thotë të zbulosh papritur se je biri i një Xhelati?
Të jesh djalë i një xhelati është më keq se të kesh qene vetë xhelat. Do të thotë që pasi të kesh rrëmuar në sëndukun e Xhelatit dhe të kesh numëruar viktimat e tij , në garazhin e vilës tënde pas shumë vitesh , të shkruash mbi faqen e ditarit tënd…..
Im atë nuk ka vrarë një njeri, ka vrarë dy, pastaj njëqind, pastaj mijëra dhe dhjetëra mijëra dhe mund të kishte vrarë miliona.Në orën e llogarisë, në orën e zgjimit zgjodhi t’u kthente shpinën viktimave dhe t’ia mbathte.Njëlloj sikur t’i vriste për herë të dytë. Kjo është e llahtarshme.Pastaj, me ndërgjegje, bëri gabimin e dytë që la trashëgimtarë, duke e ditur se , herët a vonë, e vërteta do të dilte në sipërfaqe dhe se fëmijët e tij do të hiqnin picirin.””‘
Lexova letër-ankesën e Ilir Hoxhës drejtuar, mes të tjerëve, edhe ambasadores amerikane, se shteti kreu nja akt fashist duke i nxjerrë nga shtëpia, ku janë dëmtuar edhe replike të Enver Hoxhës.
Une: N.q.s nxjerrja nga shtëpia është akt fashist, Enver Hoxha ishte njëqind mijë herë fashist dhe reliket e Hitlerit bota nuk i ruan.