Fieri vatër e re infeksioni, rezultojnë pozitiv 2 persona

Fieri është bërë së fundmi vatër e re e infeksionit nga COVID-19. Kanë rezultuar 2 raste të reja pozitive nga virusi dhe njeri prej rasteve është një djalë i ri në moshë.

Një prej rast është regjistruar në Seman  ku pas marrjes së tamponit dhe shqetësimeve që kapatur i riu ka rezultuar pozitiv pas ekzaminimeve të nevojshme.

Ndërkohë një tjetër rast është regjistruar në qytetin e Patosit,  e prekura është një grua për të cilën ende nuk ka asnjë informacion se si mund të jetë infektuar.

Janë në gjurmim të gjitha rastet e kontakteve të tyre për të kuptuar nëse ka të tjerë të infektuar apo jo. /Ra.My. Fjala.al/