Pushimet këtë vit, në një nga destinacionet në Evropë, duket se do të kushtojnë më pak në krahasim me vitet e shkuara, për shkak të rënies së ndjeshme të kërkesës gjatë periudhës së pandemisë.
Për një javë të plotë në muajin gusht, që është piku i sezonit turistik, kompanitë e udhëtimeve thonë se çmimet janë 40% më lirë në krahasim me verën e vitit 2019. Sipas agjencisë Travel Supermarket, klientëve i ofron pushime më të mirë, me një tjetër standart, në hotele me më shumë yje dhe më lirë nga një vit më parë.
Zëdhënësja Emma Coulhurst thotë: “Për muajin më të ngarkuar tradicionalisht, gushtin, cmimet si kjo verë nuk janë parë prej vitesh të tëra. Ka një rënie të ndjeshme të çmimeve, prej 40% krahasuar me një vit më parë për shkak të pandemisë Covid-19. Ka ulje edhe në hotelet me 4 apo 5 yje dhe në destinacione të preferuara, mund të gjesh edhe çmime 300 euro / person, për 7 ditë qëndrimi.
Sipas një vëzhgimi të realizuar në rrjet, në disa hotele në shtete të ndryshme, ulja e çmimeve është e dallueshme, psh një javë në një hotel në Marbeja kushton gati 300 euro për person, për 7 ditë, më 15 gusht, kulmi i sezonit veror.
Po ashtu një javë në bregdetin e Sardenjës në Itali kushton thuajse 300 euro për person. Po ashtu në Greqi, edhe hotelet me 4 yje ofron këtë verë çmime duke nisur nga 250 euro për person. Për shkak të çmimeve të lira nga kriza 6 mujore e koronavirusit, në shtete si Spanjë, Itali, Kroaci, Francë e Greqi ditët e fundit është shënuar rritje e kërkimeve dhe prenotimeve në internet./Re.Gu/Fjala.al