Infektivi plot/ Shkon mbi 1 mijë numri i rasteve aktive, 10 pacientë rëndë, 3 në intubim

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë konfirmuar 69 raste të reja dhe tre humbje jete. Kështu numri total i të infektuarve në vend rritet në 2,535 ndërsa ai i viktimave në 62.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në spitalin Infektiv vijon të ketë shtrime ndërsa aktualisht po marrin ndihmë mjekësore 79 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 3 janë të intubuar.

Sa i përket rasteve aktive, nga 2,535 të infektuar, rezulton se ende të sëmurë me Covid-19 janë 1,014  qytetarë. Nga shifrat duket se kemi një shtim të rasteve aktive pasi ditën e djeshme numëroheshin 970 të tilla.

Në 24 orët e fundit u raportuan 69 raste të reja, 23 raste në Tiranë, nga 10 raste Durrës, Krujë, 6 në Vlorë, 5 në Mat, nga 4 raste në Kurbin, Kamëz, nga 2 raste në Shkodër, Fier, Kavajë, 1 në Lushnje.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve Tiranë 370; Durrës   212; Shkodër 156; Vlorë 106; Fier 49; Lezhë 43; Korçë 28; Kukës 18; Elbasan 13; Gjirokastër 7; Berat 6 dhe Dibër 6.

Nga 62 viktimat, në Tiranë janë 34, Durrës 11, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 8, Kukës 1 dhe Elbasan 1./Bl.Ba/Fjala.al