Jozefina Topalli si nuk e keni parë kurrë më parë, ja fotoja e rrallë e politikanes

Ish-kryetarja e Kuvendit, Josefina Topalli pa dyshim mbetet një nga politikanet më të rendësishme të së djathtës për këto 30 vite tranzicion.

Megjithëse, kryedemokrati Lulzim Basha e ka mënjanuar, madje duke mos e futur në listat si kandidate për deputete në zgjidhet e vitit 2017, Topalli mbetet shumë e angazhuar në politikë me reagimet e saj.

Por, së fundmi Topalli ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit e saj edhe kujtime nga femëria e saj.

Në rrjetin social “Facebook’, Topalli ka publikuar një foto për të cilën ajo thotë se është shumë  e dashur për të.

“Po e ndaj me ju të dashur miq, se është foto shume e dashur për mua!” shkruan Topalli.

Nga fotoja Josefina nuk duket se është më tepër se 1 vjeçe.

la.mi/Fjala.al