Rama në Kosovë/Akuzat kundër Thaçit dhe Veselit të padrejta, u sabotua procesi i paqes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i vendit Edi Rama,në një deklaratë për shtyp ka reaguar lidhur me aktakuzat që janë ngritur nga Gjykata e Hagës për Thaçin dhe Veselin.

Qëndrimi i tij lidhur me këtë çështje e cila është bërë kryefjala e diskutimeve politike së fundmi ka qënë mbështetës dhe inkurajues duke I quajtur akuzat ndaj tyre të padrejta.

“Jam në Kosovë në funksion të nevojës kombëtare”-është shprehur Kryeministri.

Ndër të tjera nga aeroporti “Adem Jashari” në Prishtinë Rama ka thënë që aktakuza sabotoi procesin e paqes në Kosovë.

”Së pari, dëshiroj të bëj të qartë faktin se unë jam këtu në funksion të një nevoje kombëtare besoj për t’i dhënë mbështetjen të plotë Kosovës dhe të gjithë përfaqësuesve politikë të saj në kushtet kur e dinë të gjithë ka ndodhur diçka e rëndë dhe thellësisht e padrejtë.

Pothuajse për 2 dekada në Kosovë procesi i vënies së drejtësisë për krimet e luftës është konceptuar, është mbështetur dhe është zhvilluar si një proces i pandashëm nga nga procesi i shtetndërtimit, i pajtimit nëdretnik, integrimit europian, i dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. në këtë formë është formuluar edhe në strategjinë e zgjerimit nga BE. Është krejt e kuptueshme që procesi i vështirë i pajtimit nuk është vetëm çështje e ballafaqimit me të kaluarën nëpërmjet drejtësisë, por edhe çështje e ndërtimit të së ardhmes nëpërmjet politikës. Dhe komunikata e ashtuquajtur, një fletërrufe, e ngjashme si dy pika uji me komunikata në thonjza publike përgjatë revolucionit kulturor kinez, një shfaqje që e kemi jetuar në diktaturën e Shqipërisë, është e pashembullt, dhe e kombinuar me momentin kur u publikua, përbën një arsye, pavarësisht nëse është e qëllimshëm apo i rastësishëm, për të thënë se historia e kësaj gjykate speciale të radhës nisi të shkruhet me një akt që abortoi një proces që lidhet me paqen politik, që lidhet me paqen.”- tha Rama./Ra.My. Fjala.al/

Lexo edhe :  Veliaj: Emrat e rrugëve, kujtesë për brezin e ardhshëm

 

 

Të fundit

Tre ditë pas dorëheqjes së 21 drejtorëve, kryeministri Rama sërish në Bashkinë Vlorë

Rreth katër ditë pas vizitës “blic” në Bashkinë e Vlorë, kryeministri Edi Rama ka vendosur që këtë të hënë...

7 korrik 1865 – Ekzekutimi i komplotistëve në vrasjen e Abraham Linkolnit

Më 7 korrik 1865, vetëm tre muaj pas vrasjes tronditëse të Presidentit Abraham Lincoln, katër prej personave të përfshirë në komplotin që çoi në...

Moti i keq ‘godet’ Italinë veriore/ Alarm në 12 rajone

Pas ditësh me temperatura përvëluese, një stuhi goditi Italinë veriore pasditen e së dielës, duke shkaktuar një viktimë në Milano dhe dëme të shumta...

Shefi i NATO-s paralajmëroi luftën e madhe, Rusia: Ke ngrënë shumë kërpudha magjike

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka paralajmëruar këtë fundjavë se Lufta e Tretë Botërore do të nisë me sulme të njëkohshme nga Xi Jinping...

Si u bllokua “Ekonomia e Luftës” së Putinit

Çmimet e naftës po bien, inflacioni po i afrohet 10%, normat e interesit janë të larta dhe shpenzimet publike janë shteruar nga konflikti. Eksperti...

Lajme të tjera

Web TV