Tre punonjës të Drejtorisë së Shëndetit Publik në Durrës kanë rezultuar pozitivë me koroanvirus, për këtë arsye ky institucion ka dalë jashtë funksionit.
Sipas burimeve bëhet me dije se dy të infektuarit u bëjnë tamponin personave të dyshuar dhe i treti është shoferi i ambulancës me të cilën transportohet personeli. Gjithashtu mësohet se ditën e sotme ky personel i Drejtorisë së Shëndetit Publik në Durrës ka kryer tamponin punonjësve në Shtëpinë e Fëmijës dhe më pas janë larguar në banesat e tyre.
Ndërkohë pritet një konfirmim nga Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e të dhënave gjatë 24 orëve të fundit. Kujtojmë se ditën e djeshme u regjistruan 64 raste të reja me koronavirusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm e të infektuarve në 2466./Re.Gu/Fjala.al