Elez Bibneraj Drejtor i Përgjithshëm i ‘VOA’, Meta: Mbrojtës i fjalës së lirë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta ka publikuar foto nga takimi i fundit me Elez Biberaj në shkurt të këtij viti, i cili sot ka detyrën e drejtorit në detyrë të Zërit të Amerikës.

Meta ka publikuar artikullin e 30 viteve më parë të Zërit të Popullit, i cili hapte faqen e parë me titullin “Ç’mund të presësh nga i biri i diversantit” një artikull kushtuar njollosjes së figurës së Elez Biberajt dhe familjes së tij.

Por Meta thotë se kujt do ja merrte mendja 40 vite më parë, vitin kur Elez Biberaj ‘djali i diversantit’ filloi punë në ”Voice of Amerika”, do të arrinte majat më të larta të medias së lirë.

Emërimi i tij si drejtor në detyrë i Zërit të Amerikës, për Metën është lajm i gëzueshëm për të gjithë shqiptarët.

“Emërimi i zotit Elez Biberaj në pozicionin tepër të rëndësishëm të Drejtorit të Përgjithshëm në detyrë të “Zërit të Amerikës” është një lajm i madh dhe i gëzueshëm për mua dhe të gjithë shqiptarët.

I pakompromis në mbrojtje të fjalës së lirë dhe standardeve më të mira të gazetarisë, me një karrierë brilante në këtë fushë, si analist i respektuar dhe drejtues i suksesshëm për një kohë të gjatë, z.Biberaj ka marrë një vlerësim të merituar”, shkruan Meta.

Më tej Meta shton se, “Z.Elez Biberaj është shembulli më i mirë se si një shqiptar në një sistem demokratik, falë talentit profesional dhe integritetit të lartë mund të shkëlqejë.

Kush e mendonte 40 vjet më parë se i “biri i diversantit” një ditë do arrinte majat më të larta të medias së lirë!

Falënderime dhe mirënjohje të thellë “Zërit të Amerikës”, që vijon të mbetet, jo vetëm një urë e pazëvendësueshme e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, por edhe një tribunë e fjalës së lirë dhe mbrojtjes së demokracisë! ????”./Bl.Ba/Fjala.al

Lexo edhe :  Kolegji Zgjedhor rrëzon PD, vulos rezultatin e Tiranës: Zgjedhjet nuk përsëriten

Të fundit

64 pas Krishtit – Zjarri i madh që dogji Romën, a e ndezi Neroni?

Më 18 korrik të vitit 64 pas Krishtit, në orët e vona të natës, një zjarr i përmasave katastrofike...

Horoskopi ditor, 18 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Mos harxhoni më shumë kohë duke sqaruar një çështje që është e dashur për ju. Vetëm atëherë mund të gjesh harmoninë në jetën...

Penallti e humbur dhe gol në shtesë, Partizani eliminohet nga Europa

Partizani është eliminuar nga Conference League pasi u mposht mbrëmjen e sotme nga Kalju me rezultatin 1-0. Një gol i Ivanov në kohën shtesë...

Bushati për sherrin Lapaj-Shabani: Më të gëzuarit, Rama e Berisha

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për përplasjen në koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, ku Lapaj dhe...

Trump me probleme! Çfarë fshihet pas këmbëve të fryera?

Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një çrregullim i zakonshëm që ndikon në qarkullimin e gjakut në këmbë, bëri të ditur Shtëpia...

Lajme të tjera

Web TV