Humbje e madhe për kulturën shqiptare, shuhet specialist i muzikës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një personalitet shkodran është ndarë nga jeta në moshën 86 vjeçare. Bëhet fjalë për autorin, pedagogun dhe specialistin e muzikës Ferid Bala. Lajmin e bën me dije publicisti Ramazan Ceka teksa i bën edhe një profil profesorit të ndjerë.

Nuk ka qytetar shkodran që të mos e njohë familjen Bala në lagjen Rus. Në shekullin e kaluar bëri emër, më së pari, Vehbiu, poet e profesor, “Mësues i Popullit”. Më pas Muhameti, mjek ndër më të respektuarit, Ademi, edhe ai “Mësues i Merituar”, Iliri, autor i një libri unikal “Bleta ndër shqiptarë” (Hulumtime historike dhe kulturore), deri tek Agroni, djali i Vehbiut, gazetar e shkrimtar, e plot të tjerë të nderuar që mbushin trungun gjeanologjik të kësaj familjeje. Por, pa droje mund të them, se sa herë përmendet llagapi i kësaj familjeje për kontributin e çmuar në lëmin e artit dhe të kulturës, s’ka se si të mos spikasë edhe emri i një tjetër pinjolli të saj, Ferid Bala, bile pranë rrënjëve të fisit.

Jeta e tij ishte arti. Farën e dashurisë për të qysh në moshë të njomë ia mbolli i vëllai, Vehbiu. Shkallë-shkallë ai kreu nivelet e shkollimit duke u lidhur fort me këngën e muzikën, derisa kreu konservatorin në Tiranë e më pas, si bas-bariton, duke bërë emër në jetën koncertale në qytetin e tij të lindjes, Shkodrën, e duke lënë gjurmë të pashlyeshme si pedagog në Shkollën e Mesme të Muzikës “Prenkë Jakova” e më gjërë, nga duart e të cilit kanë dalë kushedi sa zëra të ëmbël të muzikës popullore, të lehtë e klasike.

Si rezultat i përvojës së gjatë, i studimeve pa fund, i punës së palodhur në fushën e muzikës, ai ka sistemuar e pasqyruar mendimet dhe idetë e tij në disa libra, midis të cilëve mund të përmendim: “Metoda: ushtrime dhe vokale”, “Arie dhe romanca shqiptare e të huaja” me destinacion shkollat e mesme të muzikës, “Në lulishten e këngës dhe të këngëtarëve shkodranë”, “Fjalor muzikor i komentuar”, etj.

Librat me autor Ferid Balën kanë patur e kanë një auditor të gjërë lexuesish, e jo vetëm të fushës. Ato kanë ndjenjë, kanë “aromë”, kanë stil, janë shkruar me mall e dashuri dhe, fare thjeshtë e të perceptueshëm për çdo shtresë kulturore. Imazhet që autori i ka hedhur me aq ëmbëlsi në librat e tij, dritësojnë mes detajeve të së shkuarës dhe qëndrimit për të tashmen.

E dijmë se çdo libër është një dritare për të parë botën, ose, për ndryshe, jeta vetë është një libër. Këtë filozofi e shohim qartë në botimet që përmendëm më sipër, ku pasqyrohet jo vetëm jeta e autorit, por edhe eksperienca e gjatë e punës së tij.

Lexo edhe :  Rama ndan pamjet nga Akademia Politike, ja këshilla që iu dha deputetëve të rinj

Ferid Bala është këngëtari, specialisti dhe pedagogu i vokalit, interpretuesi i historisë së artit muzikor, muzikologu, por edhe organizatori dhe drejtuesi artistik i disa grupeve, duke nisur dikur nga klubi i rinisë “Heronjtë e Vigut”. Si i tillë është i njohur në mjediset kulturore lokale e kombëtare. Ndihmesa e tij nuk mund të ndahet nga sukseset e artit muzikor në Shkodër. Dijet në shumë fusha dhe kultura e gjërë artistike janë brumi me të cilën ai ka mbrojtur veprat e tij, tërë krijimtarinë, e cila është çmuar e çmohet jo vetëm nga kolegët e nxënësit, por edhe nga personalitete të njohura të artit muzikor e më gjërë. Ai është nderuar me medaljen “Naim Frashëri” dhe “Mësues i dallueshëm”, ndërsa në 50-vjetorin e shkollës së muzikës në Shkodër ku punoi disa dekada, iu dha titulli “Prenkë Jakova”, i cili nuk ishte dhënë ndonjëherë më parë në Shkodër.

Por, veç metodave e librave, Ferid Bala, mendimet e tij në fushën profesionale, bazuar në përvojën shumëvjeçare, i ka shprehur periodikisht në shtypin e kohës dhe në konferenca të ndryshme shkencore.

Një moment kulmor i karrierës së tij pedagogjike e krijuese është vënia në skenën e Teatrit “Migjeni” me nxënësit e Shkollës së Mesme artistike “Prenkë Jakova” (1983), të aktit të parë të operas “Mrika”.

Dimensionet e veprimtarisë së tij krijuese njohën një hop cilësor pas viteve ’90 të shekullit të kaluar e deri tani, kohë kur ai iu kushtua tërësisht hulumtimeve të historisë së artit muzikor, veçanërisht në Shkodër dhe muzikologjisë kritike të artit vokal, si një fushë e virgjër në këtë trevë.

Në rrugën e tij krijuese Ferid Bala arriti të bëjë pjesë të jetës së tij jo vetëm trashigiminë e së kaluarës, por edhe muzikën shkodrane qytetare e shqiptare të kultivuar të kohës. E, në këtë rrugëtim të tij që vazhdon, ai ka pasur e ka bashkëudhëtarë figura të shquara të këngës e të muzikës shqiptare, miq e kolegë të tillë si Prenkë Jakova, Ramadan Sokoli, Ndoc Shllaku, Bik Ndoja, Pjetër Gaci, Tish Daija, Marije Kraja, Tonin Zadeja e sa e sa të tjerë më të rinj.

Profesor Feridi, personalitet i muzikës, pedagog i qindra talenteve, botues librash, familjar e qytetar i nderuar i Shkodrës, ka lënë pas një trashëgimi për të cilën ndjehemi të gjithë krenarë.

Të fundit

21 qershor 1942: Japonezët sulmojnë SHBA-të, 17 predha artilerie ndaj Fort Stevens

Më 21 qershor 1942, në kulmin e Luftës së Dytë Botërore, Shtetet e Bashkuara u përballën me një nga...

Apple dhe Meta ‘i shpëtojnë’ sanksioneve të BE-së për shkelje të rregullave

“Gjigandët amerikanë të teknologjisë Apple dhe Meta nuk do të përballen me sanksione menjëherë për mospërmbushje të detyrimeve sipas rregullores digjitale të BE-së”, tha...

Studimi/ ChatGPT mund të jetë duke dëmtuar aftësitë e të menduarit kritik

Një studim i ri i udhëhequr nga studiues në MIT zbulon se përdorimi i ChatGPT të OpenAI mund të ndikojë negativisht në aftësitë e...

Bavarezët duan ta shesin, lojtari insiston: Dua të fitoj te Bajerni, nuk largohem

Lamtumirë? As që bëhet fjalë! Kingsli Koman (29) është në fakt në listën e shitjeve të Bajernit të Mynihut. Drejtori sportiv Maks Eberl (51) shpresonte...

Takimi Iran-BE, Teherani zbulon kushtin e vetëm për të negociuar me SHBA-të

Irani do të takohet me SHBA-në për bisedime bërthamore vetëm nëse Izraeli pranon të ndalojë sulmet ndaj vendit, u thanë zyrtarët iranianë homologëve të...

Lajme të tjera

Web TV