Aksident me pasojë një person të vdekur është regjistruar në orët e mëngjesit të kësaj të mërkure në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “10 korriku”, ku një makinë ka përplasur një kalimtar, i cili ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës.
Bëhet fjalë për një makinë tip BMW me targa AA 469 SV, e cila ka përplasur një person me qese në duar, duke i shkaktuar dëmtime të shumta.
Menjëherë pas aksidentit i plagosuri është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ku ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra.
Lidhur me ngjarjen policia vijon hetimet, për të zbuluar rrethanat e plota të aksidentit./Bl.Ba/Fjala.al