Rama nënshkruan tërheqjen e padisë ndaj Haradinajt, publikohet dokumenti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama e ka tërhequr zyrtarisht padinë për shpifje që e kishte bërë ndaj liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt.

Kreu i Qeverisë shqiptare, Edi Rama i cili qëndroi për vizitë dy ditore në Kosovë nuk arriti që krahas takimeve me liderët e vendit, të takohet edhe me ish-kryeministrin e Kosovës, me të cilin i ka marrëdhëniet e acaruara.

Megjithatë, kryeministri Rama tha dje (30 qershor) para mediave se do të tërheqë padinë për shpifje që kishte bërë për Haradinajn.

“E kam njoftuar që s’do të bëj komunikim me mediat në çdo derë. I kam treguar se do ta tërheq padinë. Jo se ajo është e vogël për mua, por është me e madhe ajo që do të na bashkojë të gjithëve. Nuk e di çfarë roli do të ketë heqja e padisë. Për më tepër me padi pa padi, Ramushi për mua nuk është kryeministri, politikani, është një prej figurave historike. Kështu që padia do të tërhiqet zyrtarisht”, tha kryeministri.

Gazeta Express ka siguruar aktvendimin ku konstatohet se Rama e ka tërhequr padinë për shpifje ndaj kreut të AAK’së.

Madje, Rama e ka nënshkruar personalisht tërheqjen e padisë ndaj Haradinajt.

Kryeministri Rama e kishte paditur në janar të këtij viti  ish-kryeministrin, atëherë në detyrë, Ramush Haradinaj, për shpifje.

Kjo pas disa deklaratave që Haradinaj kishte dhënë për Ramën dhe për idenë e shkëmbimit me territore.

Të fundit

Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër

Në Shkodër vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kjo urë...

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë forcë as të qajnë

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në...

Deputeti demokrat: Me Sali Berishën, Rama qëndron në pushtet sa të dojë

Deputeti Dashnor Sula është shprehur se deklaratat e Sali Berishës janë kontradiktore ndërsa sipas tij, opozita do të gabonte nëse nuk do të merrte...

3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha gjatë shtatorit

Në ditët që po vijnë, fillimi i shtatorit do të sjellë sinjale të rëndësishme për tre shenja të zodiakut. Universi do të flasë përmes...

Real Madrid dhe Atletico nisin garën për yllin e Manchester United

Edhe pse konsiderohej si e ardhmja e Manchester United, në kohën kur ekipi drejtohej nga Erik ten Hag, mesfushori i ri, Kobbie Mainoo, nuk...

Lajme të tjera

Web TV