Regjistrohen 2 viktima të tjera nga virusi në vendin tonë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar dy vdekje të tjera nga koronavirusi në Shqipëri.

Njoftimi:

Dr. Marjeta Dervishi

Instituti i Shëndetit Publik

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike të 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Vijon të ketë shtrime të reja në spital me simptoma të rënduara si pasojë e Covid19, dhe raste të reja pozitive të identifikuara nga epidemiologët në terren.

Fatkeqësisht, një 74 vjeçare nga Shkodra dhe një 82 vjeçare nga Tirana, me disa sëmundje bashkëshoqëruese kanë humbur jetën në spitalin infektiv si pasojë e insufuciencës respiratore progresive, pavarësisht trajtimit në terapi intensive dhe përpjekjeve të stafit mjekësor. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerave.

Aktualisht në spitalin infektiv po trajtohen 71 pacientë, 10 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar në gjendje të rëndë.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 269 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 45 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 21 raste në Tiranë, 10 në Shkodër, 4 në Elbasan, nga 3 raste Delvinë, Kurbin, nga 1 rast në Krujë, Kukës, Lezhë, Sarandë.
Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 57 qytetarë, duke e çuar në 1516 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 999 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

Numri i rasteve të rritura në 2 javët e fundit e ka vendosur sistemin shëndetësor në gatishmëri të shtuar, por në të njëjtën kohë është edhe një apel për të gjithë qytetarët për të qenë bashkëpunëtorë në këtë betejë.

Lexo edhe :  Rama njofton aksionin tjetër: Bizneset, afat deri më 31 korrik! Po trokasim në BE…

Ju lutemi, respektuar rregullat, duke ruajtur distancën nga njëri tjetri, duke mbajtur maskat në ambientet e mbyllura ku nuk është e mundur të ruhet distanca, duke ruajtur higjienën personale, duke ruajtur veten dhe të tjetër në mënyrë që të kufizojmë sa më shumë që të jetë e mundur përhapjen e Covid19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale edhe një herë ka një lutje për qytetarët dhe bizneset të tregojnë kujdes sepse virusi është ende mes nesh.
Mos neglizhoni asnjë shenjë të sëmundjes. Në rast se ju apo një i afërm i juaji keni shenja klinike të Covid19, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.

Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

COVID-19 – Statistika (1 Korrik 2020)

Testime totale 27303

Raste pozitive 2580

Raste të shëruara 1516

Raste Aktive 999

Humbje jete 65 (Qarku Tiranë 36, Durrës 11, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 9, Kukës 1, Elbasan 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 367

Durrës 201

Shkodër 150

Vlorë 110

Fier 47

Lezhë 42

Korçë 28

Kukës 19

Elbasan 16

Gjirokastër 7

Berat 6

Dibër 6

Të fundit

Zbulohet ferma e kanabisit në Itali, në pranga shqiptari dhe një francez

Një laborator i madh për kultivimin dhe përpunimin e kanabisit është zbuluar në një magazinë të braktisur në zonën...

Australia ndalon Youtube për të mbrojtur fëmijët nën moshën 16 vjeç

Faqja e internetit YouTube do të përfshihet në listën e rrjeteve sociale që do të ndalohen në Australi për fëmijët nën moshën 16-vjeç. Platforma e...

Rama për revistën gjermane: Në familje më kritikojnë më shumë se opozita

Edi Rama ishte basketbollist, artist dhe sot është kreu i qeverisë së Shqipërisë. Një bisedë rreth karrierës së tij të pazakontë, pushtetit dhe gruas...

Tragjedia në Ujman, debate për çështjen e sigurisë në urë

Në urën e liqenit të Ujmanit duhej të vendosej një shenjë që ndalon hedhjen nga ura. Kështu thotë eksperti i komunikacionit, Bekim Ahmeti. Çështja e...

Rama për fëmijërinë gjatë komunizmit: Nuk kishim shumë, por…

di Rama ka dhënë një intervistë për Stephan Lebert dhe Stefan Willeke publikuar në median gjermane “Die Zeit” ku është pyetur edhe për fëmijërinë...

Lajme të tjera

Web TV