Tjetër shqiptar i Kosovës në aktakuzë për krime lufte

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Serbisë ka ngritur aktakuzë për krime lufte, kundër shtetasit të Kosovës, Nezir Mehmetaj, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë, vëllai i të akuzuarit, Valon Mehmetaj.

“Jemi në dijeni për aktakuzë, por nuk e dimë përmbajtjen e aktakuzës. Nesër apo pasnesër pritet të marrin dokumentin e plotë”, tha Valon Mehmetaj, duke shtuar se lidhur me këtë familja është informuar nga avokati mbrojtës Sead Spahoviq.

“Rastin e kemi përjetuar rëndë sepse kemi pritur që ai të lirohet tash, pas gjashtë muajsh paraburgimi. Fatkeqësisht aktakuza u ngrit dhe iu vazhdua paraburgimi”, shtoi Valon Mehmetaj.

Prokuroria për krime lufte në Beograd, më herët ka konfirmuar për REL se ka ngritur aktakuzë ndaj N.M për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “krime lufte kundër popullatës civile” gjatë periudhës qershor-korrik të vitit 1999.

Krimet supozohet se janë kryer në fshatin Rudicë, Komuna e Klinës.

Së bashku me aktakuzën është edhe kërkesa për zgjatje të paraburgimit të të pandehurit N.M, i cili më 3 janar është arrestuar në pikëkalimin kufitar në Merdare dhe që atëherë është në paraburgim.

Zëdhënësi i Prokurorisë për krime lufte në Serbi, Vasillje Seratiq ka thënë se shtetasit të Kosovës, Nezir Mehmetaj i ishte caktuar paraburgimi prej 30 ditësh, nën dyshimet për krime lufte në fshatin Rudicë.

Në përgjigjen me shkrim nga Prokuroria e Beogradit dhënë për Radion Evropa e Lirë, nuk përmenden detajet se për cilin krim bëhet fjalë dhe për çka konkretisht akuzohet Mehmetaj.

Avokati i Mehmetaj, Sead Spahoviq ka thënë se Mehmetaj po akuzohet për vepra të kryera pas qershorit, 1999, kur lufta kishte mbaruar dhe se akuzat ndaj tij nuk mund të lidhen me krime lufte.
Ai ka shtuar se nuk ka asnjë dëshmi në shkresat e prokurorisë ndaj lëndës për Mehmetajn se klienti i tij ka qenë i përfshirë në ndonjë vepër që përbën krime lufte.

Lexo edhe :  S’ka kompromise në Kosovë, partitë politike sfidojnë Gjykatën Kushtetuese

la.mi.Fjala.al

Të fundit

Korçë, i mituri autik tenton të vetëdigjet në banesë

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e djeshme, rreth orës 16:30 në qytetin e Korçës, ku një i...

Aksident me vdekje në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, të përfshira 3 automjete

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor ‘Shkodër-Lezhë’, ku janë përfshirë tre automjete. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se...

Mesfushori i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi

Thomas Partey është zyrtarisht i akuzuar nga Policia britanike për pesë raste të përdhunimit dhe një rast të sulmit seksual. Ngjarjet dyshohet të kenë...

Gara për 6 shefa komisariatesh, në listën fituese vetëm një grua

Është mbyllur faza përfundimtare për punonjësit e policisë që garuan për 6 vendet vakante për shefa të komisariateve. Fillimisht, aplikuan 50 oficerë policie me...

Sukses për Talebanët, Moska njeh qeverinë e Kabulit në Afganistan

Që nga pushtimi i Ukrainës, Kremlini është përballur me tensione diplomatike në nivel ndërkombëtar. Tani Rusia është vendi i parë që njeh qeverinë talebane...

Lajme të tjera

Web TV