Zëvendësohet linja e ujit të pijshëm në Shkozë, Veliaj: 62% e kryeqytetit ujë 24 orë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Merr zgjidhje furnizimi me ujë të pijshëm për banorët në rrugën “Spahiu”, në zonën e Shkozës.

Pas kërkesave të banorëve ka ndërhyrë ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, e cila ka shtruar një linjë tërësisht të re për furnizimin me ujë të pijshëm të kryeqytetit.

Bashkia e Tiranës po punon dhe për rinovimin e gjithë rrjetit të shpërndarjes së ujit të pijshëm nëpër lagje.

Për këto investime kryetari i bashkisë Tiranë Erion Veliaj është shprehur: “Me investimin e ri në Bovillë, që s’ishte bërë për 30 vitesh, kemi kaluar në 62% të Tiranës me 24 orë ujë. Dyfishimi i prurjeve në Bovillë dhe dyfishimi i filtrimit, na kanë prodhuar një rezultat fantastik në terren.

Megjithatë, do të vazhdojmë testimet dhe më vjen mirë se zona që më përpara e mbulonte Kombinati, pra zona e Astirit dhe Yzberishtit, kanë një rritje të ndjeshme të furnizimit me ujë. Ende s’jemi në24 orë ujë, por nga një herë në ditë me 2-3 orë, të shkosh në 14-15 orë, është si dita me natën. Fakti që banorët janë përgjigjur shumë pozitivisht, do të thotë se duhet të vazhdojmë derisa ta çojmë Tiranën 100%”, u shpreh Veliaj./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Ambasadorët shqiptarë dhe amerikanë thellojnë bashkëpunimin transatlantik

Ambasadori Genci Muçaj, përfaqësues i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, zhvilloi një takim zyrtar në Washington, D.C., me Ambasadorin Philip...

Trump mesazh Evropës: Merrni masa për imigracionin para bisedimeve SHBA-BE

Në prag të një takimi kyç në Skoci me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidenti amerikan Donald Trump ka bërë thirrje...

“Kanë marrë peng hapësirën komunitare”/ Rama: Çdo hapësirë do t’i kthehet komunitetit

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një tjetër video që tregon zaptimin e hapësirave publike. Në videon e postuar në Facebook kreu i qeverisë iu...

“Nga i nxehti afrikan te rrebeshet e shiut”/ E diela sjell kthesën e papritur të motit

Pas një prej ditëve më të nxehta në dy apo tre dekadat e fundit, Shqipëria ndodhet nën ndikimin e një vale të fortë të...

Situata me zjarret/ 17 vatra aktive, 1000 forca në terren, mbështetje nga ajri

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka bërë të ditur se situata e zjarreve në vend mbetet kritike, me 17 vatra aktive në disa qarqe...

Lajme të tjera

Web TV