“Zgjedhorja”/Rudina Hajdari: Moment kritik, opozita parlamentare e unifikuar në këtë çështje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja Rudina Hajdari tha sot se opozita parlamentare nuk është e përçarë sa i takon reformës zgjedhore dhe se për ata deputetë që duket se kanë ndërruar mendje në momentet e fundit tha ajo, janë ftuar në dialog.

“Ne kemi një qëndrim të unifikuar që prej fillimit, opozita parlamentare pavarësisht duket se janë disa individë nga lista të ndryshme sa i takon reformës zgjedhore ata deputetë të opozitës e ndiejnë në kurrizin e tyre si partitë janë sjellë me ta, reforma zgjedhore është një moment për të treguar e provuar aftësitë e tyre para elektoratit e të mos jenë pre e mundësisë që të shkojnë te një kryetar partie e t’i luten për të pasur mundësinë të rikthehen në Parlament.

Mendoj që do ecin përpara shumë deputetë kanë mundësinë të qëndrojnë të unifikuar sa i takon reformës zgjedhore, kemi takime të shpeshta, e deri më sot shohim shumë pak deputetë që janë duke ndërruar qëndrim, edhe ata që ndoshta në momentet e fundit duket sikur kanë ndryshuar qëndrim i kemi bërë pjesë të debatit për ti informuar çfarë po ndodh”, tha Hajadri.

Më tej ajo theksoi se kjo betejë nuk është luftë për kolltuk apo personale, por “për të përmirësuar cilësinë e demokracisë në vend. Kjo është një betejë reale për të përmirësuar cilësinë në parlament dhe për t’i dhënë të drejtën sovranit të zgjedhë atë që kërkon ta përfaqësojë”./Bl.Ba/Fjala.al/

Të fundit

Egli këndoi “Mora Fjalë”, Albina Kelmendi: Turp të kesh!

Eftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën nëpërmjet një lidhjeje telefonike ka qenë artistja e njohur...

50 dështime! Kuvendi i Kosovës në javën finale pa zgjidhje për ngërçin

Kuvendi i Kosovës tashmë numëron 50 përpjekje të dështuara për të konstituuar veten pasi ende nuk ka vota për të zgjedhur kryeparlamentarin. Seanca u...

Pushuesi nga Maqedonia e Veriut ndërron jetë në plazhin e Durrësit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Shkëmbit të Kavajës ku një pushues nga Maqedonia e Veriut ka ndërruar...

Spartak Ngjela: Duhet të zgjatet mandati i SPAK, plugu do futur më thellë

Nga krijimi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krijimit të Organizuar në vitin 2016, kjo strukturë ka goditur zyrtarë të lartë kundër korrupsionit,...

SHBA dhe Britania bashkojnë forcat në sytë e Kinës

Aeroplanmbajtësja britanike HMS Prince of Wales, anija më e madhe luftarake që ka ndërtuar ndonjëherë Britania, është bashkuar me USS George Washington në Detin...

Lajme të tjera

Web TV