Formula 1 / “Ferrari”, drejt alpeve austriake me makinën “SF1000”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përtej “dallgëve” të “Covid-19”-ës dhe dyshime madje për rinisjen e tij, sezoni i ri i Formulës 1 po i drejtohet me hapa të vegjël, por të sigurt, alpeve austriake për të ngritur atje siparin e 2020-ës. Dhe “Ferrari” ka mbërritur tashmë në Shpilberg dhe menjëherë kanë ardhur deklaratat e Matia Binotos për ekipin e tij. “Ne nuk kemi paketën më të shpejtë dhe kjo nuk ka ndryshuar”, – ka pohuar kreu i skuadrës italiane.

“Makina këtë fundjavë do të përdorë të njëjtin konfigurim si në testet e Barcelonës, – ka vijuar ai. – Të dyja makinat, ajo e e Lëklerkut dhe ajo e Fetelit nuk kanë pësuar ndryshime aerodinamike.” Në Maranelo kanë vendosur të ndryshojnë kursin me zhvillimin e makinës “SF1000”, duke e evoluar atë. Dhe paketa e re do të dalë vetëm pas dy javësh, në Hungari.
Kjo deklaratë vjen për të qetësuar disi durimin e tifozëve të “Ferrari”-t. “Ne duhet të jemi realistë duke marrë parasysh mënyrën se si shkuan testet, por ne nuk do të dorëzohemi, – thotë Sebastian Feteli. – Do të jetë e çuditshme të bëjmë dy gara me radhë edhe pse për të dytën do të kemi më shumë njohuri. Do të dijmë të bëjmë dallimin nga java e parë në të dytën për t’u përmirësuar.”

Ky justifikim i pilotit të “Ferrari”-t, duket sikur justifikon faktin e largimit të tij nga skuadra e kuqe. Të gjithë janë të vetëdijshëm se gjermani po largohet nga “Ferrari” sepse nuk kishte një makinë të shpejtë.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Mediu justifikohet: Ja pse duhet të kemi disa grupe parlamentare

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, është shprehur se është në të mirë të opozitës që të ketë sa...

Sulm me thikë në Marsejë, disa të plagosur

Disa persona u plagosën gjatë një sulmi me thikë të ndodhur mesditën e sotme në qytetin francez të Marsejës, përpara se policia të qëllonte...

21-vjeçarja lindi foshnjën, e futi në qese të zezë dhe e fshehu në dollap

Një studente e Universitetit të Kentucky-t po përballet me disa akuza pasi policia gjeti një foshnjë të vdekur në shtëpinë e saj gjatë fundjavës. Sipas...

Luksemburg, aksidenti u merr jetën 3 djemve kosovarë

Një aksident tragjik raportohet të ketë ndodhur pasditen e djeshme në autostradën N15 të Luksemburgut ku 5 persona humbën jetën, 3 prej të cilëve...

Berisha sulmon drejtësinë, por KLGJ nuk reagon kurrë. Pse?

Këshilli i Lartë i Gjyqësor edhe një herë ka heshtur ndaj sulmeve të ripërsëritura të Sali Berishës ndaj drejtësisë, edhe pse ish-Kryeministri i pandehur...

Lajme të tjera

Web TV