Kuvendi/Rudina Hajdari: Rama je i humbur nëse nuk i mbështet listat e hapura

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja Rudina Hajdari gjatë fjalës së saj nga foltorja e Kuvendit ka qenë e qartë përsa i përket listave të hapura, për të cilat është shprehur se vetëm përmes tyre mund të mbështesin shqiptarët në zgjedhjet e tyre.

“Listat e hapura i hapin rrugë ndryshimit të sistemit. I hap rrugë që në zgjedhjet e ardhshme shqiptarët të shkojnë në kutitë e votimit të zgjedhin ata deputetë dhe ata përfaqësues që kanë dëshirë t’i përfaqësojnë në këtë Kuvend.

Pse është kaq e rëndësishme që ne të kemi këta deputetë në Kuvend dhe mos kemi shërbyes të qytetarëve, njerëz që nuk kanë folur absolutisht asnjëherë në këtë parlament, kanë patur rekorde kriminale, janë fshehur nën sqetullën e partive të mëdha dhe nuk është bërë absolutisht asgjë për qytetarët.

Ditët e fundit, është thënë se shqiptarët që besojnë te listat e mbyllura janë 10%. Pra ky 10% na tregon se ata mbrojnë interesin e vendit dhe duan integrimin e Shqipërisë. Ndërsa ne që jemi këtu kemi marrë përsipër të përfaqësojmë ata shqiptarë që duan listat e hapura dhe jemi 75%, dhe kjo është e rëndësishme që ne të shkojmë përpara me listat e hapura”, u shpreh Hajdari.

Më tej ajo është shprehur se maxhoranca me në krye kryeministrin Edi Rama duhet të ndajnë mendjen dhe të tregojnë nëse janë në krah të shqiptarëve që kërkojnë lista të hapura, apo mbështesin pjesën tjetër, që sipas Hajdarit janë militantët. Ajo u shpreh se nëse kryeministri Rama zgjedh të jetë në krah të militantëve do të dalë i humbur.

“Ka ardhur koha që mazhoranca dhe opozita të vendosnin nëse duan të jenë te 10% apo do ecim përpara me listat e hapura. Do rrini aty apo do bëheni pjesë e shqiptarëve duke mbështetur listat e hapura.

Lexo edhe :  Endri Shabani i shtang të gjithë: PD nxori grupe të armatosura për vota

Ne duhet ti mbështesim këta qytetarë sepse në këtë mënyrë ne i tregojmë atyre se ne duam zhvillimin, demokracinë në këtë vend, që të shkojmë drejt BE-së. Ndaj Edi Rama nëse sot ti do jesh pjesë e asaj pakice dije se do jesh i humbur. Sot duhet të dalësh këtu dhe të na tregosh se kjo nuk është lojë. Duhet të na tregosh se je me ata shqiptarë që duan listat e hapura”, përfundoi fjalën Rudina Hajdari./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Zotohet Berisha/Do detyrojmë Ramën për qeveri teknike! Shqiptarët të luftojnë me çdo çmim

Sali Berisha, u shpreh në studion e emisionit "Opinion" se Partia Demokratike dhe asnjë parti në botë nuk arrin...

Kourtney Kardashian kritikon sistemin arsimor amerikan

Ylli televiziv Kourtney Kardashian ka deklaruar se sistemi arsimor në SHBA është i vjetruar dhe se po e shqyrton seriozisht mundësinë e shkollimit në...

Shtëpi bari në Australi, shpallet në kërkim aktori Vis Pupa. Bashkëshortja në gjyq

Belina Pupa, terapiste dhe influencuese e njohur në rrjetet sociale me mbi 80 mijë ndjekës, po përballet me drejtësinë në Australi, pasi akuzohet për...

VIDEO/ Një natë e çmendur për tifozët e Napolit! I prishin gjumin skuadrës së Kaljarit

Sonte është mbrëmja e madhe ku do të vendoset titulli i Serisë A Napoli do të përballet me Kaljarin në orën 20:45, por duket se...

“Çështja e Harvardit” sot në tryezën e 27 vendeve të BE-së

Masa e ashpër e Donald Trump ndaj regjistrimit të studentëve të huaj në Universitetin e Harvardit do të diskutohet nga ministrat e 27 vendeve...

Lajme të tjera

Web TV