Opozita braktis parlamentin pas thirrjes së Murrizit, Ruçi: Rrugë të mbarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Opozita braktisi Kuvendin pas thirrjes së Myslym Murrizit. Ai tha se kryetari i Kuvendit po përpiqet që të bëjë diversion në opozitë, pasi jo vetëm sot, por edhe në seancën e kaluar nuk i dha fjalën atij, si kryetar grupit demokrat, por Rudina Hajdarit. Përgjigja e Ruçit ishte e ftohtë dhe e prerë; rrugë të mbarë.

Debati
Myslym Murrizi: Unë dhe kolegët e opozitës nuk jemi këtu nxënës shkolle që të ulemi dhe ngrihemi jashtë rregullores me dëshirën e të qënit padrino të këtij kuvendit, tëndit apo Ramës. Ndaj seancën e parë të erdha në prani të dy kolegëve deputetë në zyrë, që nuk të drejtë të bësh diversion brenda opozitës. Foli kryeministri sa deshi javën e parë, në emër të grupit demokrat, që ka të drejtë që të flasë pas kryeministrit dhe nuk do të merrja një orë kohë, ia dhe fjalën dikujt tjetër, sot tentove ta bësh, që ti nuk më njeh për kryetar grupit, punë e madhe, më njohin 11 deputetët që më kanë zgjedhur.

As unë nuk kam qejf që të jesh aty, por të kanë votuar. Matu kur flet, se nuk të marr leje ty unë. Unë e kam ngritur dorën se sulltani jot më përmendi 6 herë emrin. Po kërkon që të bësh diversion mes nesh. Kthehu me këmbë në tokë, je atje lart, spiker i Kuvendit, arbitër, për të mbajtur radhën, dhe as protektor, as tutor, as kapo apo padrino, të paktën të atyre që kanë zedër. Ti them këto fjalë për respekt të miqësisë prej 20 vitesh. Unë ftoj deputetët e opozitës ta braktisim këtë seancë dhe këta ta vijojnë mbledhjen e partisë

Gramoz Ruçi: Rrugë të mbarë dhe herë tjetër zbatoni etikën dhe rregulloren e Kuvendi. Vazhdojmë. Fjalën e ka Lleshaj. /Ra.My. Fjala.al/

 

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV