“Do të shihni çudira”/ Murrizi kërkon hetim nga KLP, KLGJ e SPAK

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputeti, Myslim Murrizi thotë se vetting i gjyqtarëve dhe i prokurorëve është një dështim total.

Sipas tij nuk mund të ketë “ujë” të pastër në çezmë kur është qelbur burimi.

Sipas tij shkolla e magjistrtaturës që është dhe burimi ku krijohen e dalin gjyqtarët dhe prokurorët e rinj që në një menyrë do të zëvendësojnë të larguarit nga vetingu, përdoret si pronë private e kastës se vjetër të sistemit të drejtësisë dhe drejtohet nga Arben Rakipi.

Në një postim në rrjetet sociale Murrizi shkruan se Magjistratura është kthyer në një fidanishte të pistë që kultivon “ fidanë” të kalbur e plot viruse.

Ai ka ftuar KLP, KLGJ  e SPAK të bëjnë hetime si dhe ftoi deputetët e opozitës që në të drejtën që ju jep ligji dhe statusi i Deputetit, të kërkojne informacion të detajuar dhe do të shihni çudira.

Sipas tij nëse KLP dhe KLGJ hesht për interesa të pista të antëarëve të tyre atëherë kjo është shumë më e rëndë se sa çdo pazar të ndyrë në kurriz të drejtësisë së re dhe reformës në drejtësi që ju ka kushtuar Shqiptarëve dhe Ndërkombëtarëve mbi 500 milion dollarë.

Postimi i plotë i Murrizit:

VETINGU I GJYQTAREVE DHE PROKUROREVE ESHTE NJE DESHTIM TOTAL NESE NE MAGJISTRATURE SHKOJNE FEMINJET E ATYRE QE JANE LARGUAR NGA DREJTESIA SI HAJDUTE OSE INDIVIDE PA MESATARE DHE ME PROBLEME NE INTEGRITET

E kam theksuar edhe here te tjera edhe ne Kuvend kur isha deputet se, nuk mund te kete kurre “ uje” te paster ne çezme pse perpiqemi te pastrojme depoziten, kur eshte qelbur burimi.

Pra vetingu ne nje fare menyre eshte si pastrimi i depozites se ujit nga papastertite, por kurre nuk mund te kemi uje te paster nese çezme pra kurre nuk mund te pretendojme se kemi pastruar drejtesine nga te pistet kur shkolla e magjisrtatures qe eshte dhe burimi ku krijohen dhe dalin gjyqtaret dhe prokuroret e rinj qe ne nje menyre do te zevendesojne te larguarit nga vetingu, perdoret si prone private e kastes se vjeter te sistemit te drejtesise dhe drejtohet nga Arben Rakipi ish prokuror i pergjithshem i shkarkuar nga Parlamenti ne korrik 2002, dhe nje ish hetues i rregjimit komunist

Lexo edhe :  KQZ apel qytetarëve: Denonconi online parregullsitë gjatë procesit zgjedhor

Ne magjistrature ka mungese totale te transparences ne “testimin” e famshem qe prej vitesh perflitet per lloj lloj pazaresh te pista, per shuma marramendese dhe per orientim te theksuar politik e krahinore qe te behesh pjese e magjistrateve

Magjistratura eshte kthyer ne nje fidanishte te piste qe kultivom “ fidane” te kalbur e plot viruse qe do te jene neser gjyqtare e prokurore te drejtesise se vetinguar

E atehere per çfare u be vetingu????

Kush e kontrollon shkollen e magjisrtatures?

Kush jua ben vetingun magjistrateve te rinj per gjyqtare e prokurore?

Pse duhet patjeter qe drejtues i kesaj shkolle ku edukohen brezat e rinj te magjistrateve per gjyqtare e prokurore 34 vite pas rrezimit te komunizmit te jete nje ish hetues dhe ish prokurore i shkarkuar??

Kush e emeron drejtorin e magjistratures dhe çfare interesi kane qe nuk e leshojne si trofe kurre kete shkolle???

Sot jane ne magjistrature 26 magjistrate per prokurore dhe rreth 45 te tjere per gjyqtare

Nga cili filter kane kaluar dhe kush organ jua ka bere vetingun ketyre???

Ftoj KLP dhe KLGJ, Inspektorin e Larte te Drejtesise por edhe SPAKUN qe te nis hetim per menyren se si shpallen “ fituesit” ne magjistrature, sepse ndryshe i pini lengun vetingut nese per 10 vjet zevendesohen 500 gjyqtaret dhe prokuroret e shkarkuar, me 500 kontigjent te rinj

Kjo nuk quhet me reforme ne drejtesi por zevendesim te disa llumhaneve ne moshe te vjeter me llumhane me moshe te re e qe do te jene drejtesia e shqiperise per 20-25 vjet te ardheshem

Ftoj Deputetet e opozites qe ne te drejten qe ju jep ligji dhe statusi i Deputetit, te kerkojne informacion te detajuar dhe do te shihni çudira

Madje ka magjistrate qe kane qene te denuar si hajdute por kane mare “ pafajsine” pas pazareve dhe kane “ fituar” si magjistrate

Nese KLP dhe KLGJ hesht per interesa te pista te antareve te tyre atehere kjo eshte shum me e rende se sa çdo pazar te ndyre ne kurriz te drejtesise se re dhe reformes ne drejtesi qe ju ka kushtuar Shqiptareve dhe Nderkombetareve mbi 500 milion dollare./e.t

Të fundit

Ja si mund të ndahen mandatet në 12 qarqet e vendit

13 orë nga mbyllja e procesit të votimit janë numëruar më shumë se 28 përqind e kutive të votimit. Deri...

PD humbi betejën për të pastruar Berishën. Tani të pastrojë PD-në

Mero Baze Socialistët po shkojnë drejt një fitoreje të rëndësishme elektorale, në një fushatë të dominuar nga përpjekja e tyre për të vazhduar kursin e...

Numërohen 23% e votave në Fier, PS tejkalon pritshmëritë e socialistëve

Partia Socialiste parashikohet të marrë 12 mandate në Fier, nëse trendi do të vijojë me këto ritme, duke tejkaluar edhe pritshmëritë e socialistëve në...

PS, fitore tej parashikimeve në Elbasan/ Ja si ndahen mandatet

Në Qarkun e Elbasanit, deri në orën 07:30 të mëngjesit të së hënës janë numëruar 28 përqind e votave. Në rast se trendi do të...

Përfundon numërimi në Fushë Arrëz, kryeson Partia Demokratike

Përfundon numërimi në Fushë Arrëz. Rezultati është si më poshtë: PD-ASHM 1315 vota PS 1137 PSD 621 Shqipëria bëhet 25 vota Ndërkohë forcat e tjera kanë marrë secila nga 3...

Lajme të tjera

Web TV