Rama-Murrizit: Te mos e kthejmë lepurin Luli në mace, se nuk na hyn në zgjedhje pastaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit ditën e sotme kryeministri e Edi Rama ka renditur edhe arsyet pse është kundër listave të hapura.

Ai ka theksuar se vendit tonë i duhet një afat i gjatë kohor për të bërë numërimet e votave me listat e mbyllura, ndërsa ka shtuar se listat e hapura e vështirësojnë akoma më shumë këtë proces.

“Ju e dini të gjithë mendimin tim për listat e hapura. Unë mendoj që listat e hapura e ndërlikojnë akoma më shumë procesin e votimit. Më e pakta që mund të thuhet është që ajo mënyrë vendimi nuk është e lehtë. Po t’i kthehemi pak kohës dhe të shohim sa zgjat numërimi sot me lista të mbyllura dhe nuk e di se sa mund të dojë një numërim me këto lista. Opinioni publik sot ka një bindje të përgjithshme që listat e hapura janë një zgjidhje e madhe për demokratizimin e përfaqësimit. Është shumë e vërtetë që listat e mbyllura sot shihen si kasaforta e të gjithë të këqijave të pazbuluara dhe të gjithë besojnë se po u hapën listat, partitë nuk do të kenë kryetar, por kjo nuk është e vërtetë.”-tha ai.

Ndërsa ka renditur kërkesat e opozitës parlamentare për finalizimin e Reformës Zgjedhore, kreu i Qeverisë theksoi se mos lejimi i Partisë Demokratike dhe kryetarit të saj Lulzim Bashës në komisione, do e bëjë këtë të fundit që të nxehet e më pas të mos marrë pjesë në zgjedhje.

“Ne nuk jemi në kushtet kur kemi bërë ndonjë martesë, që ta dish ti Myslim që e vuan shumë martesën time me Lulin, po nuk është e vërtetët. Po një krushqi e kemi në fakt siç e kemi dhe me ju,  që ka të bëjë me përmbushjen e një kushti që nënkupton një produkt me standarde dhe që mundësisht të krijojë një klimë më të madhe besimi mes palëve. Nëse ju më thoni se ne duam listat e hapura, heqjen e koalicioneve dhe ne duam që Partia Demokratike dhe Lulzim Basha të mos kenë njerëz në komisione, atëherë i bie ta tmerrojmë Lulin nga e para, ta kthejmë atë lepurin në formë luani të madh në një mace, atëherë i bie ta bëjmë atë të mos hyjë në zgjedhje.”- u shpreh ndër të tjera Edi Rama.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Irfan Hysenbelliu kërcënohet, avokatët nisin procedurat

Botuesi i News24 dhe Panorama Group, Irfan Hysenbelliu, së bashku me familjarë të tij, janë kërcënuar me jetë nga...

Juventusi tenton Zhegrovën, oferta është spektakolare!

Juventusi ka hedhur sytë nga Edon Zhegrova për të forcuar krahun e djathtë të sulmit. Sipas mediave italiane, 'Zonja e Vjetër' është e gatshme...

Vdekja e Matthew Perry, “Mbretëresha e Ketaminës” deklarohet fajtore

E ashtuquajtura Mbretëresha e Ketaminës, e akuzuar për shitjen e drogës te Matthew Perry disa ditë para vdekjes së tij, ka pranuar të deklarohet...

Problem biletat, turistët në Gjirokastër shmangin muzetë e kalasë

Për të dytin vit radhazi, Kalaja e Gjirokastrës është monumenti historik-kulturor më i vizituar në Shqipëri. Por e njëjta gjë nuk mund të thuhet...

Terence Stamp kujtohet nga Stephan Elliott: ‘Ato sy të bënin xhelatinë’

Regjisori australian reflekton mbi miqësinë e tij 32-vjeçare me Stamp-in, i cili fillimisht ishte “tmerrësisht i frikësuar” të luante një grua trans – dhe...

Lajme të tjera

Web TV