Aktakuzat ndaj Thaçit/Rama ironizon ndërkombëtarët: Fletërrufe me demek për drejtësi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i vendit, Edi Rama, në një konferencë të përbashkët me homologun e tij, Avdulla Hoti ka folur ndër të tjera lidhur me aktakuzat nga Gjykata Speciale kundër Thaçit dhe Veselit.

Rama nuk ka kursyer komentet dhe ironitë lidhur me këtë çështje duke iu adresuar ndërkombëtarve dhe duke i quajtur këto aktakuza si “fletrrufe” në emër të drejtësisë kundër Thaçit.

Ai shprehet se këto akuza duhet të nxisin të gjithë aktorët dhe faktorët politik shqipfolës, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë kundër kësaj padrejtësie që po i bëhet Kosovës.

“Aty hap pozitiv nuk ka, pasi e kthen organin e akuzës në organ të paragjykuar, për faktin se ka formuluar një aktakuzë.”, shprehet Rama.

“Dëshiroj që të rinënvizoj edhe njëherë me këtë rast, atë që u përpoqa të përcjell qoftë në kuvendin e Shqipërisë qoftë gjatë vizitës sime në Prishtinë, lidhur me situatën e krijuar nga shpallja publike e një fletë rrufeje në adresë të presidentit të Kosovës.

Ajo fletërrufe duhet të përbëjë nxitje për aktorët dhe faktorët politikë shqipfolës, qofshin këta në Kosovë, në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, kudo. Për të qenë të njëzëshëm në raport me domosdoshmërinë që drejtësia të jetë e drejtë dhe që një proces gjyqësor i mundshëm si një rezultat i gjykatës Speciale për të zbardhur akuzat për krimet në luftë, të mos deformohet duke i transformuar në një proces padrejtësie ndaj Kosovës.

Padrejtësia ndaj luftës çlirimtare dhe të shtetit sovran të Kosovës. Janë të pritshme për fat të keq keqinterpretimet, qoftë mes nesh, në mjedisin angishtfolës të këtij qëndrimi.

Ka të bëjë me diskreditimin publik të këtij procesi përmes një shpalljeje mediatike të panjohur në praktikën e mirë të drejtësisë, të një fajësie të supozuar të kreut të shtetit të Kosovës dhe ish-kryetarit të Kuvendit.

Lexo edhe :  Emigranti kthehet në Itali pas qëndrimit në kampin e Gjadrit, nuk do të riatdhesohet

Në këtë pikë nuk ka mundësi që të bëhet asnjë kompromis në heshtje. Unë i kam parë dhe i kam ndjekur jo pa shqetësim deklaratat ndërkombëtare, inkurajuese, me demek për drejtësinë dhe deklaratat ku konsiderohet me demek një hap pozitiv. Aty hap pozitiv nuk ka, pasi e kthen organin e akuzës në organ të paragjykuar, për faktin se ka formuluar një aktakuzë.”, tha ai . /Ra.My. Fjala.al

 

 

Të fundit

Paguan 1000 euro për vizë pune në Kanada, agjencia e mashtron! Pronari zhduket

Një rast mashtrimi me viza për në Kanada është denoncuar së fundmi nga qytetari Luan Ndou në emisionin...

Analiza: Faturat e reja të energjisë do të zbrazin shportën e konsumatorit

Nëse faturën e rrymës për muajin mars e keni paguar 33 euro, për të njëjtën sasi të shpenzuar të rrymës në maj do të...

18 vite BURG dy shqiptarëve që përdh*nuan anglezen!

Pamjet e marra nga kamerat e sigurisë për përdhunimin e një anglezeje u ka kushtuar nga 9 vite burg dy shqiptarëve në Angli. Në tetor...

E rëndë në Greqi/ Shqiptari humb jetën në Komisariatin e policisë greke!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Komisariatin e Hanias të Greqisë, ku një i burgosur shqiptar 33-vjeçar është gjetur i...

“Gjysma e burrave janë çyryk”- Berisha i përgjigjet Ramës: Gjuhë prej kopuku!

Kryedemokrati Sali Berisha dënoi gjuhën e përdorur nga Edi Rama nga takimi që zhvilloi në Dibër një ditë më parë, ku gjysmat e burrave...

Lajme të tjera

Web TV