Detaje të reja nga vetëflijimi i dyfishtë, 34-vjeçarja e mbijetuar përfundon në psikiatri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ngjarja plot mistere që ndodhi mbrëmë më Kombinat, ku nëna dhe e bija u gjetën të pajeta në banesë, ndërsa vajza tjetër u transportua në gjendje të rëndë në spital, tronditi mbarë opinionin publik.

Burime për “Fjala.al” bëjnë me dije se Blerta Josifi 34 vjeç, ka dalë nga gjendja e rëndë shëndetësore, pasi u gjet në banesë pranë nënës dhe motrës së saj, të dyja të vdekura.

Ajo ka ardhur ditën e djeshme (2 korrik) në urgjencën e QSUT ku i janë kryer të gjitha ekzaminimet.

Ajo më pas  dhe më pas është transferuar në shërbimin e urgjencës psikiatrike, ku gjendja e saj është më e qetë.

Ka qenë vëllai i 56 vjeçares, shtetasi S.F i cili më datë 02.07.2020, ka njoftuar në Komisariatin e Policisë nr 6 se në rrugën “Hamdi Cenoimeri” se motra e tij nuk i përgjigjej në telefon dhe nuk i hapte derën e banesës.

Gruaja dhe dy vajzat e saj kishin tre ditë që nuk kishin komunikuar dhe kjo kishte nxitur vëllanë e 56-vjeçares të kërkonte ndihmë policisë.

Mësohet se Zhaneta Josifi, me origjinë nga Ogreni dhe bashkëshorti i saj, Lluke Josifi nga Benja (Larguar nga jeta 5 vite më parë) pas 1990-tës u vendosën në Përmet familjarisht, bashkë me dy vajzat e tyre. Bashkëshorti i të ndjerës ishte themelues i bashkësisë të një sekti fetar në Përmet (Dëshmitarët e Jehovait).

Po ashtu, bëhet e ditur se 56-vjeçarja punonte në treg, ndërsa burri i saj ishte mësues. Pasi bashkëshorti i saj ndërroi jetë, ajo bashkë me vajzat, të cilat kishin mbaruar dhe gjimnazin në Përmet, u transferuan në Tiranë për një jetë më të mirë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Ka apo s’ka Kuvend në Kosovë?

Për njërin nga hartuesit e Kushtetutës së Kosovës, Ismet Salihun, Kuvendi nuk është konstituuar ende, pavarësisht se kryetari i...

Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

Neritan Buzi do të jetë shefi i ri i Komisariatit të Policisë Rrugore në Tiranë. A2 CNN mëson se Lorenc Shehu, i cili ishte...

Policia merr nën hetim kujdestaren për keqtrajtimin e të miturve

Kujdestarja në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” është vënë nën hetim nga Policia e Tiranës pas denoncimit të ditës së djeshme në media ku...

LVV kritikon QUINT-in për ‘mbështetjen e Listës Serbe’

Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë kritikuar vendimin për certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale të tetorit, teksa Alban...

Mbrojtësi braktis Shqipërinë për Zvicrën

Do të ketë ndryshime në listën e Kombëtares së Shqipërisë para ndeshjeve të shtatorit me Gjibraltarin dhe Letoninë. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën...

Lajme të tjera

Web TV