“Jeta është e pa kthyeshme”, Shefi i Urgjencës Brataj thirrje të fortë shqiptarëve

U bënë javë tashmë që vendi ynë po përballet me shifra të larta të të infektuarve pozitivë në vendin tonë.

Lidhur me këtë situatë ka reaguar edhe shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj i cili ka një apel drejtuar qytetarëve.

Përmes një mesazhi në rrjetin e tij social Facebook, Brataj i bën thirrje qytetarëve që të kujdesen për veten dhe të tjerët, duke mbajtur maska në ambientet e mbyllura.

“Shqiptar kudo ndodhesh!! Jeta është e shtrenjtë, jeta është e pa kthyeshme, jeta jote është e lidhur me jetën e familjes tënde, jeta jote është e lidhur me jetën e miqve dhe shokëve të tu, jeta jote është e lidhur me jetën time, jeta e të gjithëve është në dorën tënde!

Mos lejo, të mos lejojmë që jetët tona të kërcënohen, jetët tona të humbasin për katër rregulla:

  1. Mbaj maskën në ambientet e mbyllura
  2. Mbaj distancën 1.5 metër
  3. Zbato rregullat e higjenës
  4. Mos lejo të tjerët ti shkelin këto rregulla”, shkruan Dr. Skender Brataj.